E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e shprehjes në krizë në Evropën Juglindore

Organizata e mediave në Evropën Juglindore SEEMO ka theksuar se liria e shprehjes gjatë vitit 2011 ka qenë në krizë në Evropën Juglindore.

Dënime me burg, presione, kërcënime përmes letrave, telefonata kërcënuese, vendosje të bombave, paraburgime dhe arreste shtëpiake, janë pjesë e masave që janë zbatuar ndaj gazetarëve në disa vendeve të kësaj pjese të Evropës, me qëllim që të mbyllin gojën nga raportimi objektiv.

Sipas SEEMO, gjatë vitit 2011 janë regjistruar 684 shkelje të lirisë së mediave, duke përfshirë edhe paraburgime, sulme fizike, presione dhe kërcënime.

Sipas raportit, shkelja e lirisë së shprehjes është regjistruar në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Bjellorusi, Bullgari, Kroaci, Qipro, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Poloni, Rumani, Turqi, Ukrainë, Sllovaki, Slloveni, Hungari, Kosovë, Greqi, etj.

"Beteja për lirinë e shtypit është betejë e përditshme. është e nevojshme që të kalojmë akoma një rrugë të gjatë", ka theksuar SEEMO në raportin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›