Liria është gjëja më e çmuar e njeriut, por edhe më delikate
Ditën e nesërme (sotme), delegacioni i nivelit më të lartë të Shqipërisë niset për në Bukuresht me besimin se do të marrim dhe se meritojmë ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ftesa për anëtarësimin e vendit në NATO përbën në vetvete ngjarjen më madhore në gjithë historinë e sigurisë së këtij vendi pas shpalljes së pavarësisë, përbën ngjarjen më madhore politike të dy dekadave të fundit, pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Për Shqipërinë dhe për çdo vend tjetër, për qytetarin shqiptar dhe qytetarin e çdo vendi tjetër, liria është pasuria më e çmuar e tyre, por njëkohësisht pasuria më delikate. Në këtë kontekst anëtarësimi në NATO përbën garancinë më madhore të mbrojtjes dhe konsolidimit të lirisë së vendit, të lirisë së qytetarëve. Por liria dhe e ardhmja janë një binom i pandarë. Pa liri edhe mund të mbijetosh, siç kemi mbijetuar ne shqiptarët, madje me shekuj, por pa liri nuk mund të ndërtosh të ardhmen. Në këtë kontekst anëtarësimi në NATO ëhstë garancia më madhore që kombet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë.
Ne shkojmë në Bukuresht me besim se do të marrim ftesën dhe se e meritojmë këtë ftesë. Shqipëria, nga vendi i bunkerëve që do të mjaftonin për të ndërtuar dy herë piramidat e faraonëve të Egjiptit, nga vendi i telave me gjemba dhe kampeve të panumërta të përqendrimit, është sot vendi i demokracisë që funksionon, i ekonomisë së lirë të tregut, vendi që ka vendosur në këto 17 vjet, një bashkëpunim luajal me Aleancën e Atlantikut të Veriut, i ka ofruar asaj në të gjitha misionet e saj të mëdha të paqes në Ballkan, çdo lehtësi që i është nevojitur, duke u rreshtuar në të gjitha rrethanat në anën e saj. Mbi 94 % e shqiptarëve mbështesin sot, më shumë se çdo komb tjetër anëtarësimin e Shqipërisë në NATO,. E mbështesin këtë të gjitha forcat politike të vendit, duke dhënë kontributin e tyre në të gjitha mënyrat dhe mundësitë në përputhje me programet që zbatojnë. Opozita shqiptare ishte e para në vendet ish-komuniste që do të kërkonte në dhjetor të vitit 1990, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe do ta përsëriste këtë kërkesë me ardhjen e saj në pushtet. Shqipëria është ndër vendet e para që firmosi partneritetin për paqe në vitin 1994 dhe një nga tre vendet, që firmosi në vitin 2004 kartën e Adriatikut dhe bashkëpunoi gjatë këtyre viteve me dy vende të tjera mike, Kroacinë dhe Maqedoninë në kuadrin e planeve për veprim të anëtarësimit. Njësitë e saj janë të shpalosura në të katër anët në zonat e nxehta , aty ku ndodhen ushtritë e NATO-s. Në këtë proces të afrimit të Shqipërisë në dyert e anëtarësimit, një kontribut të rëndësihëm kanë të gjitha ata, që ndërmorën reforma për të realizuar ndryshimet epokale që ka pësuar vendi. Qytetarët shqiptarë që i mbështetën reformat pavarësisht nga çmimi i tyre kanë besim tek Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe vendet anëtare, pa ndihmën dhe kontributin e të cilëve Shqipëria nuk do të gjendej sot në prag të ftesës, por në mënyrë të veçantë kanë besim tek reformat e mëdha të ndërmarra gjatë këtyre dy, tre viteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat e mëdha ekonomike, fiskale, reformat në forcat e armatosura, në arsim dhe në të gjitha fushat. Janë pikërisht këto reforma të cilat vetëm tre ditë më parë do të vlerësoheshin si frymëzuese për vendet e tjera të rajonit, nga 27 ministra të vendeve anëtare të BE-së, 26 prej të cilëve janë dhe vende anëtare të NATO-s.
Por ne rast se këto reforma e shndërruan Shqipërinë në një shembull frymëzues në progresin e saj, unë dua t’u deklaroj ju, se frymëzimi më i madh për qeverinë që unë kryesoj është gjetur pikërisht në planet e veprimit për anëtarësim të NATO-s, është gjetur në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndaj edhe në këtë kontekst, ne shkojmë në Bukuresht të vendosur që çdo besim ta konsiderojmë si një përgjegjësi të madhe, si një frymëzim të madh për reforma të tjera të rëndësishme, të cilat do të konsolidojnë në Shqipëri, standardet dhe parimet mbi të cilat bazohet dhe ndërtohet Aleanca e Atlantikut të Veriut, aleanca politike ushtarake më e shkëlqyer e të gjitha kohërave.
Fjala e kryeministrit Berisha, përpara nisjes për në samitin e Bukureshtit
Intervista/Berisha: Përfaqësojmë konsensusin e shqiptarëve për t’u integruar në Perëndim
Para nisjes për në Bukuresht, në daljen e vet për mediat, kryeministri ka rinovuar apelin për opozitën shqiptare për të punuar së bashku për të përmbushur sa më shpejt një kurs të gjerë reformash
Zoti Kryeministër, do të jeni ju apo zoti Bamir Topi që do të mbajë fjalimin zyrtar në Samitin e Bukureshtit?
Kryeministri: Delegacioni i Shqipërisë kryesohet nga Presidenti i Republikës. Se si do të mbahen fjalimet, atë e përcakton protokolli i NATO-s.
Zoti Kryeministër, çfarë garancie i ofroni opozitës që ajo të jetë bashkëpunuese edhe pas marrjes se ftesës, dmth edhe pas Samitit?
Opozita ka kontributin e vet, ka programin e vet, integrimin e vendit në NATO dhe BE. Opozita do të gjejë vendosmërinë më të madhe nga mazhoranca për të bashkëpunuar në interesin më të mirë, të procesit të integrimit të vendit në BE dhe në NATO. Ky është qëndrimi im i palëkundur dhe i qeverisë që drejtoj.
Zoti Kryeministër, ju u shprehët se 94% e shqiptarëve e dwshirojnw NATO-n, qw do tw thotë se 6 % e tyre, nuk e pranojnë atë. A keni ndonjë koment për këtë 6 përqindësh ?
Natyrisht mund të ketë dhe ka njerëz të cilët ndoshta nuk janë shkëputur akoma nga mentaliteti i vjetër, por këta janë pak. Ndoshta ende nuk është bërë punë e mjaftueshme për të qartësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të anëtarësimit. Pra mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm, por një konsensus të tillë me 94 % është më i larti që unë njoh.
Shqiptarët e adhurojnë NATO-n dhe kjo është e qartë, por nëse nuk do të arrijmë të marrim një ftesë çfarë do të ndodhë?
Do të na mbetet të shumëfishojmë përpjekjet për të merituar ftesën. NATO-ja është fati ynë , është destinacioni ynë dhe ne nuk tërhiqemi nga rruga pro NATO-s. Por ne besojmë se do ta marrim ftesën dhe se e meritojmë atë.
Me çfarë emocioni personal po udhëtoni drejt Bukureshtit, pasi ju thatë se kërkesa për anëtarësim në NATO është bërë nga opozita e atëhershme që drejtohej nga ju. Pasnesër do të jeni po ju, që sic pritet do të jeni prezent në marrjen e ftesës për anëtarësim nga Shqipëria. Cili është emocioni juaj personal?
Të jem i sinqertë kam emocione jo të pakta, por deshiroj ti shpreh pas kthimit nga Bukureshti. Ky moment është historik për Shqipërinë dhe shqiptarët , është një pasaportë e shumëpritur, e merituar, dhe shumë e rëndësishme për këtë vend. Si e tillë, kjo përbën një ngjarje për çdo qytetar shqiptar. E bën Shqipërinë shumë herë më të besueshme, më të sigurtë për qytetarët e saj dhe qytetarët e botës, për të gjithë.
Ju e vlerësuat besimin e NATO-s, si një frymëzim për reforma të reja. Do ti realizoni me të njëjtin ekip qeverisës?
Unë mendoj se këto reforma që shndërruan progresin e Shqipërisë në frymëzues për vende të tjera janë reforma të kryera nga një ekip dhe unë ju siguroj ju se këto janë reforma të një ekipi dhe në këtë kontekst është ky ekip që solli Shqipërisë në këtë rezultat. Natyrisht në cdo rrethanë të nevojshme mund të ndërmirren përmirësime të mëtejshme, por tani kjo përbën një momet final dhe këtu jemi dakord të gjithë. Ky bilanc u bë para tre ditëve, në Slloveni. BE dhe ministrat e jashtëm e shprehën vlerësimin e tyre për reformat në Shqipëri. Nuk kia ndoshur ndonjëherë në historinë 17-vjeçare të pluralizmit që të konsiderohet rezultati i reformave frymëzues për vende të tjera.
Zoti Kryeministër, opozita ka këmbëngulur edhe sort dhe ajo ndodhet në pritje të jë raporti me shkrim për sa i përket tragjedisë së Gërdecit, por edhe asaj që përflitte si trafiku i armëve. Kur do të jeni ju i gatshëm ta paraqisni në parlament këtë raport që ka kërkuar opozita?
Kam shumë respekt për opozitën.Ju vetë jeni dëshmitarë që unë u paraqita para opozitës gjashtë orë sic e deshi opozita. E deshi me urgjencë dhe unë me urgjencë iu përgjigja. IU përgjigja cdo problemi që ngriti. Mbrapa opozita ka prap mekanizma të fuqishme parlamentare sic ëhstë mocioni. Në rast se opozita paraqit mocioni , kryeministri do të jetë aty në momentin që ata kërkojnë. Unë nuk i jam shmangur dhe nuk i shmangem kurrë parlamentarizmit, sikundër ëhstë në detyrimin e cdo deputeti dhe të cdo force politike të respektojë parlamentarizmin , pra rregulloren e funksionimit të Parlamentit. Nga Sali Berisha