Veri-Jug për të jashtëzakonshmit Anan dhe Veil
Ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, dhe presidenti i zgjedhur drejtpërdrejtë i Parlamentit Evropian, Simone Veil, u vlerësuan me çmimin e 13-të Veri-Jug të Këshillit të Evropës. "Këta dy individë të jashtëzakonshëm do të marrin çmimin për punën e tyre kurajoze dhe të palodhur në fushën e të drejtave të njeriut nëpër botë", tha Claude Frey, presidenti i Qendrës Veri-Jug. Sipas tij, "përpjekjet e tyre për të rritur ndërgjegjësimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe për të ndihmuar viktimat e padrejtësisë janë një shembull frymëzues i përkushtimit dhe përgjegjësisë sociale".
Presidenti i Portugalisë, Anibal Cavaco Silva, presidenti i Asamblesë Portugeze, Jaime Gama, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lluis Maria de Puig, morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Qendra Veri-Jug e Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Asamblenë Portugeze. Çmimi Veri-Jug i Këshillit të Evropës jepet çdo vit për dy njerëz, një nga Veriu dhe një nga Jugu, në mirënjohje të punës në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në forcimin e marrëdhënieve Veri-Jug. Kofi Anan i Ganës, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka qenë një avokat i të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe vlerave universale të barazisë, tolerancës e dinjitetit njerëzor, si dhe për Sfidat e Mijëvjeçarit e Afrikën. Ai i afroi Kombet e Bashkuara pranë publikut të gjerë, duke vendosur lidhjet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe partnerë të tjerë. Një nga prioritetet kryesore të Kofi Anan si sekretar i përgjithshëm ishte një program i qartë i reformave, me qëllim revitalizimin e Kombeve të Bashkuara dhe bërjen e sistemit ndërkombëtar më efektiv. Kofi Anan dhe Kombet e Bashkuara u vlerësuan me çmimin "Nobel" për paqen në vitin 2001. Simone Veil e Francës është një politikane lidere evropiane dhe një aktiviste e të drejtave të njeriut, që u mbijetoi kampeve naziste. Gjatë karrierës së saj si magjistrate dhe politikane, ajo luftoi ndaj çdo forme diskriminimi. Ajo ishte ministre Shëndetësisë e Francës (1974-‘79), duke siguruar kalimin e ligjit për liberalizimin e abortit dhe kontraceptivët në 1974-ën. Veil u zgjodh në Parlamentin Evropian në 1979, 1984 dhe 1989 dhe shërbeu si Presidentja e parë popullore e zgjedhur. Ajo ishte anëtare e Këshillit Institucional të Francës, si dhe anëtare themeluese për përkujtimin e Shoah (Fondacioni për Përkujtimin e Shoah) dhe Presidente deri në 2007-ën.