PS vijon të lidhë si Don Kishoti më i keq Gërdecin me NATO-n
Partia Socialiste vijoi edhe dje të këmbëngulë në raportimin me shkrim në Kuvend, të Kryeministrit Sali Berisha, për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec. “Ne jemi në pritje të raportit me shkrim të Berishës për tragjedinë e Gërdecit”, tha gjatë një konference për shtyp, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe. Në kuadër të hetimeve per ngjarjen e Gërdecit, ai i bëri thirrje prokurorisë që të zbardhë çështjen. “Prokuroria e Përgjithshme të zbardhë dy krimet shtetërore që ndodhën në Gërdec, vrasjen e 25 personave dhe shitjen e armatimeve”, tha Braçe.
Islami, përdor anëtarësimin në NATO për të shtuar me zor kreditë politike të socialistëve/Deputeti opozitar Kastriot Islami tha dje se PS ka kontribuar për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe askush nuk ka të drejtë ta privatizojë ftesën e Bukureshtit. Në këtë aspekt, përvec xhelozivë dhe inferioritetit të pakuptimtë që po përjeton PS në këto momente tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, eksponentë të saj po bëjnë të pamundurën për tu mbledhur në protestë ditën që Shqipëria pret të ftohet në NATO. Kështu, të njëjtën prononcim dha dje edhe Islami, duke përcjell inferitoritetin përballë këtij zhvillimi madhor. Ai tha se Partia Socialiste premton bashkëpunim për reformat pas samitit të NATO-s, por jo me Berishen si kryeministër. Islami deklaroi se pas ftesës do të rritet presioni për realizimin e reformave kryesore sic janë rritja e luftës kundër korrupsionit, apo reforma në sistemin e drejtësisë. “Shqipëria ka realizuar një pjesë të detyrave dhe parametrave për të qenë pjesë e aleancës dhe natyrisht që mbeten mjaft sfida dhe reforma të tjera për tu realizuar”, tha ai. Gjithashtu me tej Islami ka shtuar se askush nuk ka të drejtë ta privatizojë ftesën për në NATO. “Partia Socialiste ka qenë është dhe do të mbetet një forcë euroatlantike e cila ka kërkuar dhe ka kontribuar për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Këtu do të ishte abuzim qoftë të monopolizohej cështja e anëtarësimit në NATO qoftë edhe të krijohet ideja që këtu ka forca që jane kundër integrimit në NATO gjë e cila nuk është aspak e vërtetë”, tha Islami.
Meta: Pas anëtarësimit, duhen çuar më tej reformat/LSI konfirmon vullnetin e saj për të çuar më tej të gjitha reformat që duhen për anëtarësimin e vendit në NATO, pas Samitit të Bukureshtit. Një ditë para Samitit të Bukureshtit, Meta tha se vendi ndodhet para një momenti historik, siç është marrja e ftesës për në NATO, produkt i përkushtimit të popullit shqiptar ndaj vlerave që qëndrojnë në themel të kësaj Aleance. “Ftesa vjen si konkretizim i strategjisë së vetë Aleancës për të shtuar radhët e saj me vende që gjenerojnë siguri e që kontribojnë për paqen. Populli shqiptar ka treguar në vazhdimësi nje besnikeri te patundur ndaj Aleancës së NATO-s, duke qënë krah saj në momente të rëndësishme”, tha kryetari i LSI-së. Sipas tij, do të ishte papërgjegjshmëri politike që realizimi i një objektivi të madh kombëtar, siç është anëtarësimi në NATO, të përdoret për interesa të ngushta partiake, pasi ky objektiv as mund të privatizohet, as nuk mund të cënohet nga demagogjia e Kryeministrit Berisha se “ftesa do të na vijë nga reformat e kryera nga viti 2005”. “Ftesa që aleatët tanë do të na bëjnë për në NATO ështe mbi të gjitha një përgjegjësi shumë më e lartë për të realizuar reformat e domosdoshme, deri në momentin e anëtarësimit. Këto reforma kërkojne një nivel të ri cilësor në zbatimin e tyre, kryesisht në forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor”, theksoi më tej ai.