E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafe Morine, masa per te perballuar cdo fluks

Levizja e njerezve ne doganen e Qafe Morines ne Tropoje, e cila lidh Shqiperine me Kosoven paraqitet normale, nderkohe qe drejtues te policise se ketij rrethi kane marre te gjitha masat per te perballuar nje fluks te mundshem ne ditet ne vijim kur flitet se do te shpallet dhe pavaresia e Kosoves. "Jemi te pergatitur te perballojme cfaredo fluksi te levizjes se njerezve ne doganen e Qafe Morines", tha per Atsh-ne shefi i komisariatit te policise te rrethit te Tropojes Ali Elezi. Sipas tij, jane marre masa jo vetem duke perforcuar sherbimet policore ne dogane, por jane shtuar edhe postblloqet e policise pergjate aksit rrugor Fierze - Bajram Curri - Qafe Morine me synimin e parandalimin e cdo ngjarjeje te papelqyer. Burimet zyrtare te policise lokale, theksuan se gjate ketyre diteve kjo pike doganore kane dale nga Shqiperia ne drejtim te Kosoves rreth 110 persona ne 24 ore, ndersa parashikohet qe ky numer te rritet ne fundjave. Dogana e qafe Morines lidh rrethin e Tropojes me Kosoven veriore, ndersa ndodhet vetem 17 kilometra larg qytetit te Gjakoves. Pas perfundimit te konfliktit ne Kosove, ajo u be njera nga portat kryesore lidhese te Shqiperise me Kosoven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›