Gezim te shqiptaret, shqetesim te serbet
Shpallja e pavaresise se Kosoves, e cila eshte paralajmeruar nga institucionet kosovare se do te ndodhe brenda pak ditesh, nga qytetaret e Kosoves eshte duke u pritur ne menyra te ndryshme. Perderisa shqiptaret thone se po e presin me gezim shpalljen e ketij akti, per serbet ne veriun e Mitrovices kjo paraqet shqetesim. Ne familjen Latifi ne Prishtine tashme kane nisur te ndjehet atmosfera festive dhe anetaret e kesaj familjeje thone se mezi presin qe te vije fundjava, per kur edhe eshte paralajmeruar mundesia e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ramadan Latifi, 86 vjecar, thote se po e pret me padurim diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe se gjate jetes se tij nuk ka pasur ndonje gezim me te madh. “Familja e jone moti e pret kete pavaresi. Une i kam 86 vjet dhe e prita. Sa njeriu ka shkuar per kete pavaresi eshte hata e madhe. Neper burgje i kane mbytur, i kane malltretur. Gjithfare zullumesh kane bere serbet ndaj nesh. E tash eshte gezim i madh, shume. Do te thote, per mua, gezim me te madh nuk di se si mund te behet”, tha Ramadan Latifi. I biri i tij, Bashkimi thekson se shpalljen e pavaresise se Kosoves jane duke e pritur si momentin vendimtar prej ku do te nise ardhmeria e te gjithe qytetareve te Kosoves dhe me kete edhe ardhmeria e familjes se tij.
“Dy kenaqesi i kam. Jam i lumtur, se pari, se babai e priti pavaresine e Kosoves. Gjithashtu edhe une, djali im dhe nipi. Kater gjenerata jetojme se bashku ketu dhe te gjithe jemi te lumtur sepse pavaresia e Kosoves eshte rruge per ardhmerine e Kosoves. Festa tashme ka filluar te ne. Ne pune, ne shtepi dhe gjithkund, kemi feste” , tha Bashkimi. Nderkaq bashkeshortja e Bashkimit, Lirija pret qe festa per shpalljen e pavaresise se Kosoves te jete dinjitoze. “Me 17, gjithsesi. Vetem se dhashte Zoti ta festojme mire dhe ne menyre dinjitoze e jo me probleme. Kismet do te mblidhemi. Gezim shume i madh. Dhashte Zoti ndoshta do te rregullohet dicka, jo vetem ne familjen time, por ne tere Kosoven ku ka njerez”, tha Liria.
Ne anen tjeter, familja Nekiq, e cila jeton ne pjesen veriore te Mitrovices, shpalljen e pavaresise se Kosoves eshte duke e pritur e tensionuar. Sllagjana Nekiq, 39 vjeqe, thote se ajo me bashkeshortin dhe dy femijet do ta leshonin Mitrovicen ne rast se pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, situata do te ishte e pasigurt.
“Shtepia ne te cilen jetojme nuk eshte e jona dhe ne qofte se ndjehemi te pasigurt, nuk do te mendohemi gjate per ta leshuar Mitrovicen. Per momentin nuk e mendojme nje gje te tille, sepse ende ekziston shpresa se nuk do te ndodhin gjera te keqija.. jemi bere apatik ndaj pavaresise se Kosoves, per te cilen po flitet paraprakisht me dite, me muaj e me vite”, tha Sllagjana. Ajo shtoi se e ka nje doze te frikes se per shkak te paqartesise se a do ta shpallin lideret shqiptare pavaresine e Kosoves gjate kesaj fundjave.
“Tash per tash, konkretisht nuk frikohem nga fundjava qe vjen. Shpresoj qe situata ne keto hapesira eshte ne fokusin e opinionit nderkombetare dhe eshte ne qender te interesimit te Evropes dhe botes. Kjo me ben te shpresoj se nuk do te kete hapa te dhunshem. Megjithekete, nuk jam teresisht e bindur per kete, prandaj ekziston dyshimi”, tha Sllagjana. Nderkaq , bashkeshorti i saj Davori, 35 vjecar, mendon ndryshe. Ai thote se do ta leshonte Mitrovicen vetem nese familja e tij rrezikohet financiarisht.
“Nuk frikohem per sigurine e familjes sime, perkatesisht te femijeve. Nuk besoj se do te ndodhe ckadoqofte, perderisa shteti i Serbise e ndihmon kete popull ketu. Keshtu qe nuk besoj qe dikush do te shperngulet nga ky territor. Vetem jostabiliteti eventual financiar do te me bente mua dhe familjen qe te largohemi nga ketu. Kjo do te ndodhte nese shteti i Serbise e nderprene financimin e institucioneve ne Kosove, nga te cilat mbijeton vetem popullata serbe, e sidomos ne veriun e Mitrovices dhe ne enklavat serbe”, tha Davor Nekiq.
Marre nga radio “Europa e Lire”