Liria me forca të reja

Ilir Vela, Armir Ferati, Arben Dunisha dhe Faton Musta janë katër përforcimet e reja, që kanë ardhur në radhët e klubit volejbollistik Liria të Zherovjanit. Arben Dunisha vjen nga klubi i volejbollit Dinamo nga Tirana, ndërsa Faton Musta nga kampionati kosovar. Dy të tjerët Ilir Vela dhe Armir Ferati kanë qenë volejbollistë të lire. Kryetrajneri i KV "Liria", Hakik Ferati tha për Albania-Sport se është arritur marrëveshje me këta volejbollistë dhe në sezonin pranveror do ti mbrojnë ngjyrat e tyre. "Të mërkurën do të fillojmë me stërvitje, ndërsa pas kësaj kohe shkojmë në Kodrën e Diellit. Atje qëndrojmë një javë, ku do të përgatitemi për edicionin pranveror", tha Ferati. Volejbollistët e Lirisë një javë para
se të fillojë kampionati do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme. "Bëhet fjalë për ekipin e Therandës, Studentin e Tiranës dhe Skënderbeun e Korcës. Në këto takime do të shihet forma e volejbollistëve, të cilët i kemi në dispozicion. Me siguri se do të provohen edhe volejbollistët e rinjë të ekipit, sic janë Sadik Ferati, Amar Ferati, dhe Elmedin Musliu", u shpreh ai. Sipas kryetrajnerit Ferati, Liria me ekipin e të rinjve do të vazhdojnë garat, ndërsa gjasat janë reale që të plasohen ndër katër ekipet më të mira
Vullnet Dauti