E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovski tërhiqet nga funksioni

Shkup, 2 shkurt - Sekretari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Llazar Mitrovski ka dhënë dorëheqje, ndërsa kërkesa e tij për tërheqje është pranuar nga anëtarët e Këshillit Drejtues (KD) të cilët kanë debatuar më shumë se tri orë të enjten pasdite.
"KD i FFM-së pasi ka analizuar gjendjen aktuale në Federatë dhe duke u munduar ta respektojë statusin si akt më të lartë, e ka rishikuar kërkesën e sekretarit Llazar Mitrovski për dorëheqje nga funksioni dhe e ka pranuar atë", thuhet në njoftimin e FFM-së.
Nga debati i zhvilluar, dorëheqja e Mitrovskit është konstatuar se ai me parregullsi kishte marrë postin e sekretarit të përgjithshëm në FFM.
"KD ka konstatuar se dokumentacioni i ofruar për pranimin e Mitrovskit, i cili ishte pranuar nga Komisioni Kadrovik i asaj kohe, nuk ka qenë i nivelit përkatës të arsimimit, dhe nuk janë respektuar kushtet e vëna në konkurs", thuhet njoftim e FFM-së.
Pas largimit të menjëhershëm të Mitrovskit, KD i FFM-së ka emëruar si u.d. sekretar i përgjithshëm, Ilija Atanasovskin. Gjithashtu në atë mbledhje të caktuar nga kryetari i FFM-së, Haxhiristeski kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e KD-së, përvec Sasho Naumovskit. Anëtarët shqiptar për hapat e mëtutjeshëm rreth angazhimit në FFM do të diskutojnë të premten pasdite në Xhepcishtë të Tetovës.
Ndryshe, kundër Mitrovskit, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur padi dhe së shpejti do të dihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të tyre pas largimit të Mitrovskit.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›