Adrian Aliaj i thotë lamtumirë futbollit

Nga Bledar Kuka
Adrian Aliaj ka vendosur ta lerë futbollin. Lojtari i shquar i kombëtares shqiptare ka lajmëruar në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) se do të vijë pas pak ditësh në Shqipëri dhe do të organizojë ceremoninë e lamtumirës. Aliaj jeton në Kroaci, me gruan e tij kroate dhe 3 fëmijët, ndërsa këtë sezon po luante me skuadrën e kategorisë së dytë të këtij vendi, NK Solin. Ndonëse lojtar me rol mbrojtës (në krahun e majtë), Aliaj do mbahet mend për 8 gola të shënuar me fanellën kuqezi ndër të cilët, më i bukuri dhe më i rëndësishmi ishte ai në fitoren 2-1 ndaj Greqisë, kampione e Europës, më 4 shtator 2004. Vlonjati, me të majtën e artë, ka një karrierë të pasur, duke provuar të luajë në disa kampionate në Europë, si në Gjermani, Kroaci, Francë, Izrael, Belgjikë etj. Kulmin, sigurisht, e ka pasur me ekipin kombëtar, në periudhën kur trajner ishte Hans-Peter Briegel. Ai shënoi një gol shumë të bukur, me goditje dënimi, edhe në miqësoren ndaj Suedisë (2-1, 18.02.2004), duke qenë lojtari i fundit që e ka bërë një gjë të tillë në kombëtare, madje dy herë. Më 1995, ai kaloi nga Partizani te Hannover-i, ndërsa pastaj vazhdoi te Hajduku i njohur i Splitit më 1996. Më 1998 shkoi te Standarti i Liezhit, më 1999 te Makabi Petah-Tikva, 2000-i e gjeti te La Louviere në Belgjikë, pastaj vjen Charleroi (gjithnjë kategori e parë), për të shkuar më 2003 tek Oberhausen-i në Bundesligën II, më 2005 te Stade Brest (Francë II) dhe tani NK Solin. Lindur më 24 shtator 1976, vetëm 30-vjecar, Aliaj largohet në moshë mjaft të re nga futbolli, ndërsa kartoni i tij vlente ende plot 500 000 euro. Me kombëtaren ka luajtur jo shumë ndeshje, vetëm 29, por ka shënuar plot 8 gola, duke pasur një mesatare shumë të lartë dhe duke qenë i vetmi jo-sulmues që ka arritur këtë kuotë. Pas tij, ndër josulmuesit, është Bledar Kola me 6 gola, por në 39 ndeshje.