Liria, tri miqësore në Durrës
Liria e Prizrenit pritet të udhëtojë të martën në Durrës, ku do të qëndrojë tri ditë duke zhvilluar ndërkohë tri ndeshje miqësore. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i bardh e zinjve, Behajdin Gjinali.
“Do të udhëtojmë nesër në Durrës dhe do të qëndrojmë deri të enjten. Atje do t’i zhvillojmë tri ndeshje miqësore: të enjten do të luajmë me ekipin Sukthi, të mërkurën me Trepçën, kurse të enjten me Mamurrasin”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Gjinali njoftoi se Liria pritet të udhëtojë sërish në Shqipëri javën e ardhshme, për ta zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore me një ekip nga elita e futbollit shqiptar.
Përndryshe, pas të enjtes, Liria do ta vazhdojë fazën përgatitore në Prizren, ku po punon në palestrën e sporteve dhe në fitness tri herë në javë. Trajneri Gjinali ndihet i kënaqur me punën që po e bëjnë lojtarët e tij.