Gjykata e Apelit arrest shtëpie të kërkuarit ndërkombëtar
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në arrest shtëpie të kërkuarin ndërkombëtar Abdyl Selam Turgut, i arrestuar në aeroportin shqiptar të Rinasit në 18 shkurt të këtij viti.
Shtetasi turk është i shumëkërkuar në disa vende të BE-së, ndërsa arrestimi i tij në Shqipëri u bë për llogari të shtetit gjerman, ku akuzohet për trafikimin e 1 ton droge.Turgut kërkohet në Gjermani, Rumani. Austri, Holandë e Itali.
Gjykata e Tiranës pas arrestimit të tij vendosi masën e e sigurisë me 40 ditë burg, ndërkohë që autoritetet gjermane kërkuan zgjatjen e masës së sigurisë për efekt ekstradimi.
Por sot Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie.
(m.a/BalkanWeb)