E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i Milutinoviç,shqiptarët e Kosovës të zhgënjyer

Shqiptarët e Kosovës kanë shpresuar që gjyqi ndaj ish-Presidentit serb Milan Milutinoviç dhe pesë të akuzuarve të tjerë do të sillte drejtësi për ta. Në fshatin Mala Krusa të Kosovës, 116 meshkuj shqiptarë u masakruan në një ditë të vetme nga serbët në mars të vitit 1999. Ata u vranë një ditë pasi forcat aleate të NATO-s nisën fushatën e bombardimeve kundër Serbisë. Pothuajse të gjithë meshkujt e fshatit u vranë dhe vetëm 20 persona mbetën që kishin mbetur u kthyen në fshat. Vetëm familja kosovare Shehu humbi 39 burra dhe djem nga kjo masakër. Ditën e enjte ata ishin mbledhur rreth televizorit për të ndjekur dhënien e vendimit ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë serbë. Por kjo familje u zhgënjye nga rezultati. Edhe pse pesë zyrtarë të lartë u dënuan me nga 15 deri më 22 vitë burg, ish-Presidenti Milutinoviç u shpall i pafajshëm. Ajshe Shehu, e cila humbi burrin dhe katër djemtë nga masakra u shpreh se vendimi i gjykatës ishte qesharak. Edhe pse trupi i vdekur i bashkëshortit të Ajshes iu kthye familjes, ata të djemve të saj akoma nuk dihet ku gjenden. Ndërkohë që në kryeqytetin e Serbisë Beograd, qytetarët vendas nuk kanë shfaqur shumë interes për gjyqin ndaj ish-Presidentit të tyre. Ata janë shprehur disi të surprizuar për mosshpalljen fajtor të Milutinoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›