E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen 5 serbët e rrëmbyer në Libi

Zyrtarët serbë kanë deklaruar se pesë shtetasit serb janë kthyer në shtëpi pasi kaluan 21 muaj si të zënë robë në Libi.

Zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiç tha se personat u kthyen në Serbi të martën, pas disa muaj të gjatë negociatash.

Ata ishin duke punuar në ndërtimin e rrugëve në Libi, kur u rrëmbyen nga rebelët gjatë kryengritjes që rrëzoi Muamar Gadafin.

Ata u akuzuan se ishin mercenare të frocave të Gadafit dhe u mbajtën në paraburgim në qytetin veriperëndimor të Zintanit.

Vuçiç tha se sigurimi i lirimit të tyre ishte i vështirë.

Më shumë se një vit pas pëmrbysjes së regjimit të Gadafit, Libia është kapluar nga mungesa e ligjit dhe nga dhuna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›