SHBA kritikon Iranin për pengimin e dy kandidatëve
SHBA ka kritikuar Iranin pasi autoritetet ndaluan dy kandidatë të mundshëm potencialë nga kandidimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Ish presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani dhe Esfandiar Rahim Mashaie, një këshilltar i afërt i presidentit në largim Mahmud Ahmadinejad janë refuzuar nga kandidimi.
Vendimi u mor nga ana e Këshillit të Gardianëve të klerikëve dhe juristëve.
Vetëm tetë nga afër 700 kandidatë të mundshëm potencialë janë miratuar nga Këshilli.
Analistët thanë se shumica e kandidatëve të aprovuar janë besnikë të liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Patrick Ventrell iu kërkoi autoriteteve të Teheranit, që tiu mundësojnë iranianëve zgjedhje të lira.
Ventrell tha se Këshilli ka miratuar kandidatët duke u bazuar vetëm në ata që regjimi beson se përfaqësojnë interesat e tij, më shumë sesa të popullit iranian.