E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim historik i presidentit amerikan Obama me homologun e Mianmarit

Eshtë pritur nga një grup protestuesish presidenti i Mianmarit Tein Sein para se të takohej me presidentin amerikan Obama në Shtëpinë e bardhë. 
Një takim ky që është konsideruar historik pasi Mianmar për 50 vjet ka qenë nën dikaturën ushtarake. Sein është shprehur se vendi i tij ka marë rrugën e reformave demokratike por rruga përpara është ende shumë e gjatë. 
Edhe presidenti Obama që ka theksuar progreset e bëra nga Mianmar për lirimin e Aung Su Ki dhe integrimin e shumë opozitarëve në procesin politik, ka këmbëngulur se ka ende punë për të bërë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›