E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornado rrafshon nje qyteze ne Oklahoma

16 minuta përpara zyrtarët e shërbimit metereologjik dhanë paralajmërimin e fundit. Por për 55 mijë banorët e qytezës Mur në Oklahoma, koha nuk ishte e mjaftueshme.  Pamjet e tmerrshme të urganit të konsideruar si më shkatërruesi në histori lanë prapa një bilanc dhe më tragjik 91 të vdekur mes të cilëve 20 fëmijë që ishin strehuar në ambjentet e një shkolle dhe mbi 150 të plagosur. 
“E pashë veten të shtrirë përtokë, njerëz që shtynin. Dëgjova të bërtitura dhe shumë zhurmë. Kjo ishte e gjitha” Kryebashkiakja e Oklahomës ka qenë e emocionuar në fjalën e saj para gazetarëve: “Asnjë nga ne nuk e kishte menduar që një gjë e tillë mund të ndodhte këtu. Me këtë forcë, duke lënë pas kaq shumë dhimbje” Shpejtësia e tornados është llogaritur me më shumë se 300 kilometra në orë dhe ka qëndruar në zonë për 40 minuta. 
“Kishte shumë njerëz në panik që kërkonin ndihmë. Njerëz që bërtisnin dhe vraponin kudo.” Por gjendja e alarmit në zonë është ende aktive pasi nuk përjashtohen aktivitete të jera natyrore. Pritet që orët e natës të jenë më kritiket dhe për forcat e kërkim shpëtimit të cilat po luftojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›