Obama insiston në reforma
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i bëri sërish thirrje senatit të miratojë ligjin për reformën financiare dhe atë sa më parë që të jetë e mundur.
Në fjalimin e tij javor në radio, Presidenti Obama tha se projekt-ligji është mbrojtja më e madhe financiare për konsumatorët në histori.
Presidenti tha se ligji do të ndalojë praktikat paragjykuese të biznesit dhe bankat e mëdha e të vogla do të jenë nën një kontroll më të rreptë.
Zoti Obama tha gjithashtu se projekt-ligji për reformën financiare do të parandalojë bankat që të hynë në transaksione të tilla financiare, që do të shkaktonin rënien e tyre dhe të bëhen përsëri kërcënim për ekonominë e gjithë vendit.
Në fjalimin e republikanëve, kongresisti Kris Li i bëri thirrje presidentit të dëgjojë me vëmendje popullin amerikan lidhur me ekonominë.
Kongresisti Li përfaqëson qytetin verior të Bufalos në New York, ku presidenti Obama ishte për vizitë të enjten.
Zoti Li kritikoi formën e përpjekjeve të demokratëve për uljen e papunësisë dhe përmendi disa propozime të republikanëve për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.