E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë se 40 të vrarë në Irak

Më shumë se 40 persona janë vrarë në Irak në 24 orët e fundit kanë bërë të ditur autoritetet e rendit. Bagdadi është goditur më së keqi me 39 të vrarë. Sulmet kanë ndodhur në lagjet shiite dhe sunite.

Dhuna në Irak ka marrë më shumë se 2000 jetë njerëzish që nga fillimi i muajit prill. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Irak ka thënë se Al Qaida po i shmanget konfrontimit të drejtpërdrejtë me forcat e sigurisë dhe në vend të kësaj po sulmon caqet civile./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›