Fule dhe Ashton thirrje per qetesi dhe maturi
Bashkimi Evropian forcon thirrjen drejtuar politikes shqiptare per qetesi e maturi. Eu Observer citon nje deklarate te perbashket te shefes se diplomacise evropiane Catherine Ashton dhe te komisionerit per Zgjerim ne BE Stefan Fule ku i bejne serish thirrje klases politike shqiptare. U bejme thirrje te gjitha forcave politike per qetesi dhe te mos bien pre e provokimeve - kane bere te ditur perfaqesuesit e BE-se. Ne menyre qe Shqiperia te vazhdoje rrugen e saj drejt integrimit evropian ne u kerkojme serish politikaneve shqiptare te bashkohen ne nje dialog konstruktiv per te zgjidhur pa vonesa te tjera ngercin e tejzgjatur politik e te mobilizohen per ti dhene asaj fund sa me pare qe te jete e mundur - thuhet me tej ne deklarate. Ne shkrimin e EU Observer permenden edhe zhvillimet me te fundit ne Shqiperi sic ishte dhe thirrja e kreut te opozites Edi Rama per zhvillimin e nje tjeter demonstrate diten e premte. Po ashtu edhe deklaratat me te fundit te Kryeministrit Berisha per zhvillimin e nje mitingu paqesor kunder dhunes.