Topi pret Ramen Nuk preken institucionet
Mbi tryezen presidenciale Bamir Topi i kujtoi dje Edi Rames se vetem shteti ligjor eshte garancia e nje vendi demokratik dhe ai duhet te respektohet nga cilido. Kreu i shtetit priti dje ne mesdite kryetarin e PS-se Edi Rama me kerkesen e ketij te fundit per te diskutuar lidhur me situaten e rende te krijuar ne vend. Topi shprehu shqetesimin e madh per gjendjen e tensionuar ne vend dhe nenvizoi Ne situaten e krijuar behet me se e domosdoshme vendosja e dialogut politik institucional si mjaft i rendesishem per stabilitetin e vendit rendin publik jeten e qytetareve dhe imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Kryetari i shtetit nenvizoi nevojen urgjente te mbizoterimit te maturise e dialogut duke kerkuar nga faktoret dhe aktoret politike te gjejne vullnetin e duhur dhe te permbushin pergjegjesite dhe detyrimet e tyre duke vene interesat e vendit dhe te popullit shqiptar mbi gjithcka tjeter. Ne keto momente me shume se asnjehere tjeter na duhet qetesi maturi dhe pergjegjesi politike dhe individuale per ti lene kohen dhe hapesiren e nevojshme funksionimit te shtetit te se drejtes dhe institucioneve te pavarura ligjore te tij - u shpreh Presidenti Topi. Institucionet e shtetit dhe punonjesit ne detyre jane te shenjte e te paprekshem ashtu sikurse eshte edhe mbrojtja dhe kujdesi per jeten e qytetareve. Ne cdo rrethane e drejta legjitime per te demonstruar paqesisht duhet administruar me pergjegjesi maksimale - theksoi Presidenti Topi. Gjithashtu kreu i shtetit mbeshteti edhe nje here zhvillimin e nje hetimi teresor te paanshem profesional dhe transparent te ngjarjeve te dates 21 janar duke nxitur bashkepunimin mes institucioneve te zbatimit te ligjit. Vetem shteti ligjor eshte garancia e nje vendi demokratik dhe ai duhet te respektohet nga cilido - u shpreh Presidenti Topi.