E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata sot nis hetimi parlamentar

Komisioni hetimor i ngritur te dielen per demonstraten e 21 janarit do te nise sot nga puna. Ne krye te tij do te jete ligjvenesi demokrat Eduard Halimi ndersa anetare Viktor Gumi Fatos Hoxha Genti Strazimiri Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula. Mbeten ende vakant emrat e opozites e cila mungoi ne seancen e se enjtes. Ne baze te projektvendimit te miratuar ne seancen plenare jashte radhe te dites se diel ky komision do te hetoje veprimtarine e aktoreve te perfshire per zbatimin e ligjit nr. 8773 date 3.4.2001 Per tubimet ne demonstraten e dates 21 janar 2011. Hetimi rreth veprimtarise se institucioneve shteterore sipas kompetencave te percaktuara ne legjislacionin respektiv per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues si dhe masat konkrete te marra per parandalimin neutralizimin pengimin dhe perballimin e dhunes gjate ngjarjeve qe shoqeruan tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues - thuhet ne piken b te objektit te ketij komisioni. Aty saktesohet me tej se do te hetohet dhe veprimtaria e organeve te zbatimit te ligjit per identifikimin kapjen dhe neutralizimin pengimin e ekzekutoreve identifikimin dhe kapjen e nxitesve dhe organizatoreve te dhunes kriminale si dhe masat qe jane marre nga keto struktura per zbardhjen e shpejte e te plote te fakteve ngjarjeve dhe pergjegjesive te individeve ideatoreve ndihmesve dhe bashkepunetoreve per dhunen dhe tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues. Hetimi i zbatimit te ligjit gjate hartimit dhe ekzekutimit te detyrave ne kuader te planit te masave qe organet shteterore te ngarkuara me ligj pergatiten dhe zbatuan me qellim respektimin dhe garantimin e zbatimit te detyrimit ligjor te mbrojtjes se institucioneve kushtetuese te vendit - vijohet me tej ne piken d te tij. Objekti parashikon dhe mundesine e ndryshimeve ligjore me qellim realizimin e nje sistemi efektiv te ushtrimit te se drejtes se tubimit paqesor si nje e drejte e pamohueshme ne nje shoqeri demokratike dhe parandalimit e goditjen efikase te dhunes kunder institucioneve shteterore si nje realitet i papranueshem ne nje shoqeri demokratike. Aty saktesohet gjithashtu se hetimi i komisionit parlamentar nuk shtrihet per ato ceshtje dhe rrethana per te cilat Prokuroria e Republikes se Shqiperise ka filluar apo do te filloje procedim penal sipas ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›