E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen katër gazetarët e akuzuar për komplot

Një gjykatë në Turqi ka shpallur ta pafajshëm katër gazetarët e akuzuar për përfshirje në një komplot për të rrëzuar qeverinë e Kryeministrit Rexhep Tayip Erdogan. Gazetarët, Ahmet Sik, Nedim Sener, Sait Gjakir dhe Gjoskun Musluk, u arrestuan një vit më parë me akuzën se kanë ndihmuar një rrjet sekular, Ergenekon, i cili dyshohet se ka organizuar disa komplote, ku përfshihen edhe sulme me eksplozivë dhe atentate, për të destabilizuar qeverinë e Kryeministrit që drejton partinë me rrënjë islamike. Nëse do të shpalleshin fajtorë, gazetarët mund të dënoheshin deri në 15 vjet burg. Ndërkohë, një gjyq tjetër mbetur i hapur, po nën akuzat e komplotit kundër shtetit, për disa nga ish-figurat më të larta ushtarake në Turqi, për të cilët Kryeministri është i bindur se kanë tentuar të rrëzojnë qeverinë e të marrin pushtetin me grusht shteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›