E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi kërcënon me dalje nga Schengen

Në një lëvizje tërësisht euroskeptike dhe në përforcim të politikave të tij kundër emigracionit, Sarkozi ka deklaruar se Franca mund të dalë nga hapësira e lëvizjes së lirë europiane, Schengen, për të evituar hyrjen e të huajve në vend. Në një fjalim fushate presidenciale, Sarkozi kritikoi politikat e dështuara të bllokut për të evituar emigracionin e paligjshëm. Nuk mund të pranojmë ti nënshtrohemi të metave të kufijve të jashtëm të Europës. Nëse unë vërej se brenda 12 muajve të ardhshëm nuk është bërë asnjë përparim serioz në këtë drejtim, atëherë Franca do të pezullojë pjesëmarrjen e saj në Marrëveshjen e Schengen-it, tha Sarkozi. Çështja e emigracionit është bërë tema kryesore e fjalimeve të Sarkozisë, i cili në sondazhe rezulton se do të pësojë humbje të thellë në zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›