E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR kërkon Veriun në dialog, Krasniqi: Jashtë bisedimeve

Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se çështja e bisedimeve është e përcaktuar me rezolutën e OKB-së, por shtoi se nuk është i informuar që bashkësia ndërkombëtare të ketë kërkuar futjen e Veriut si pjesë politike të bisedimeve. Reagimi i tij erdhi ndërkohë që komandanti i KFOR-it, Erhard Dreus, tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje politike për Veriun e Kosovës. Kjo marrëveshje, sipas tij, duhet të jetë e pranueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë atje. Krasniqi tha: Po deklaroj se nuk kam asnjë informacion dhe asnjë kërkesë nga asnjë faktor ndërkombëtar për të biseduar për atë çështje, por një gjë dua të them, raportet e Kosovës me Serbinë janë raporte të nivelit nacional dhe unë mendoj se duhet të respektohet kjo formë e këtij niveli dhe këto bisedime duhet të vlerësohen si të tilla dhe duhet të jetë i kyçur i gjithë spektri politik i Republikës së Kosovës. Sipas tij, ata që i kanë tejkaluar vijat e kuqe rreth bisedimeve duhet të japin llogari dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë për marrëveshjet e arritura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›