E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen pese adoleshentet gjobevenes

TIRAN - Goxha oreks kishin 5 gjimnazistet qe tentuan karrieren e gjobevenesve ne qytetin e Shkodres para nje jave. Te miturit i kerkuan 80 mije euro nje biznesmeni te ambalazhimit te pijeve por plani i ngritur me nje pistolete Zastava ne themel te tij u deshtoi ne saje te policise se qytetit verior.

Djaloshi 16-vjecar G.G. punonte gjate veres se kaluar ne fabriken e biznesmenit Xh. Kasemi. Edhe pse ky i pati premtuar qe do tia paguante me 400 leke oret shtese te punes nxenesi i shkolles jopublike Skutari nuk i mori keto pagesa. Gati dhjete dite pas konfliktit qe solli edhe ikjen e tij nga puna 16-vjecari G.G. mori mendjen e shokeve te tij 16-vjecarit D.N. dhe E.K. per tia marre me pahir parate biznesmenit.

Per kete qellim ata i kerkuan shtetasit F.Gj. nje motociklete bashke me kasken. Nga hetimi rezulton se 16-vjecari G.G. ka blere kundrejt 35 mije lekeve nje pistolete e tipit Zastava te kalibrit 6.35 mm pa fisheke ne te tek i dyshuari Ded Shkembi. Me 13 prill cifti Kasemi lexon mesazhin kercenues ku i kerkohet te paguajne shumen prej 80 mije euro ne te kunderten do ti vrisnin vete ciftin dhe jo femijet.

Pasi mori dy mesazhe kercenuese bashkeshortja e biznesmenit i drejtohet organeve te rendit per te kallezuar rastin. Me kallezimin e bere Prokuroria per Krime te Renda regjistroi procedimin penal duke i caktuar prokurorit Ened Nakuci ceshtjen. Ky i fundit me miratimin e gjyqtares Etleva Deda vendosi ne pergjim celularet e pese cunakeve.

Pas pergjimeve disa ditore dhe nen vezhgimin e policise 16-vjecaret tentuan te marrin parat tek familja Kasemi duke i thene ne telefon te zonjes se shtepise ti hidhte leket nga ballkoni i nderteses ku banonin. Por ne kete moment kane nderhyre policia duke i arrestuar. Pak metra nga banesa e biznesmenit eshte arrestuar 16-vjecari G.G. qe kishte shkuar per te marre parate me pistoleten me tre fisheke ne brez. Si bashkepunetore te tij u arrestuan edhe tre shoket e tij 16-vjecar D.N. E.K. dhe F.Gj. dhe shitesi i pistoletes Ded Shkembi.

Por me kerkese te prokurorise Gjykata per Krime te Renda i liroi pese te rinjte duke i caktuar masen e sigurise detyrim per paraqitjeje cdo dy jave ne ambientet e institucionit te akuzes ne Tirane. Pese te dyshuarit do te hetohen ne gjendje te lire per akuzat e Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise ne bashkepunim dhe Mbajtjes pa leje te municionit luftarak.

Emrat dhe Akuzat
D.N. akuzohet per Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise ne bashkepunim dhe Mbajtjes pa leje te municionit luftarak
G.G. akuzohet per Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise ne bashkepunim Mbajtjes pa leje te armeve luftarake
E.K. akuzohet per Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise
F.Gj. akuzohet per Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise ne bashkepunim
Ded Shkembi akuzohet per Mbajtje pa leje te armeve luftarake

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›