Kapet ne Itali pas 14 vjetesh arrati

Tirane - Arrestohet ne qytetin italian te Kazertes i denuari me vdekje ne vitin 1988 per nje vrasje te kryer ne fshatin Marinez te Fierit. Tashme i arrestuari duhet te vuaje edhe 16 vite te tjera burg sipas konvertimit te denimit kapital i cili ne 1995 u shnderrua ne 25 vjet burg. Policia e arrestoi pas 14 vitesh arrati qe kur ne vitin 1997 ai braktisi qeline ku vuante denimin per tu larguar si shume te denuar te tjere duke u fshehur jashte vendit.
Alit Nurka 51 vjec nga Marineza e Fierit u arrestua dje ne mesdite nga autoritetet italiane te Policise ne qytetin e Kazertes pasi ishte ne listen e te kerkuarve nga autoritetet shqiptare te drejtesise si i denuar per e vrasjen e nje personi ne vitin 1988. Autoritetet italiane te policise me pare e kishin shoqeruar Nurken per verifikim e vetem pas marrjes te te dhenave nga Policia Shqiptare ata konfirmuan identitetin e tij dhe denimin per te cilin ishte ne kerkim nderkombetar.
Arrestimi i tij u njoftua dje nga Drejtoria e Pergjitshme e Policise se Shtetit e cila tha se ndalimi eshte kryer nga policia Italiane ne Kazerta ku oficeret e Policise se Shtetit dyshonin se Nurka ishte strehuar qysh prej viti 1997 kur ai braktisi qeline per ti shpetuar denimit me vdekje. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier me vendimin nr.27 te date 1 mars te vitit 1988 e ka denuar Nurken ne ate kohe 29 vjecar me Vdekje me pushkatim per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje per shkaqe te dobeta e parashikuar nga nenet 84/a 31/a dhe 25 te Kodit te vjeter Penal te Republikes se Shqiperise.
Per shkak te ndryshimeve te ndodhura ne vendin tone pas viteve 1990 denimi i Nurkes eshte pezulluar dhe pas vitit 1995 ai duket se fitoi perfundimisht te drejten per te jetuar. Ne kete kohe Shqiperia nenshkroi me Keshillin e Evropes Konventen per heqjen e denimit me vdekje dhe qe nga ai vit ne Shqiperi nuk u krye asnje ekzekutim me vdekje. Nderkaq ne vitin 1998 me dekretin e Presidentit te Republikes nr.7214 Alit Nurkes iu fal perfundimisht jeta dhe denimi i tij u konvertua ne 25 vjet burg. Policia tha ne njoftimin e saj te dhene pas arrestimit zyrtar se te arrestuarit i kishin mbetur ende edhe 14 vite te tjera burg nga denimi i tij per te vuajtur.
Sipas policise Alit Nurka eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Policia e Shtetit pasi ne me kater shkurt te vitit 1988 ne fshatin Marinez te Fierit rreth ores 0830 te mengjesit ka vrare Rajmonda Gremin duke i shaktuar asaj plage ne trup me me mjete prerese. Sipas policise ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta. Pas krimit policia kishte ngritur dyshimet e saj se autor i mundshem i krimit ishte Alit Nurka i cili u mor nen hetim dhe shume shpejt nga ana e saj u krye edhe identifikimi i tij si autor i mundshem i ngjarjes.