E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori amerikan hetim te kangjellat e Kryeministrise

TIRAN - Prokurori amerikan i ardhur per te asistuar ne hetimin e vrasjeve te demonstrates se 21 janarit 2011 zbarkon ne oborrin e kryeministrise se bashku me hetuesit dhe prokuroret e Tiranes per te keqyrur nga afer vendin e ngjarjes dhe kangjellat e shpuara nga plumbat luftarak te efektiveve te Gardes se Republikes.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe zyrtareve te Keshillit te Ministrave ku me lejen e tyre eshte lejuar te hyje brenda rrethimit te kryeministrise prokurori amerikan John Kotla. Ka qene ora 1000 paradites se hene kur prokurori amerikan John Kotla i shoqeruar nga hetuesit dhe prokuroret e ceshtjes se 21 janarit kane hyre nepermjet portes e cila diten e demonstrates eshte thyer brenda rrethimit te kryeministrise per te pare vendin e ngjarjes.

Tek porta hyrese prokurori amerikan eshte ndaluar nga efektivet e Gardes se Republikes te cilat pasi kane marre konfirmimin nga brenda nderteses kane lejuar shtetasin amerikan te hyje brenda rrethimit se bashku me hetuesit e ceshtjes. Te gjithe se bashku sipas prokurorise kane pare vendin e ngjarjes vendet ku diten e demonstrates mendohet se kane qene te vendosur personat e caktuar nga plani i masave si grupi i zjarrit si dhe kane bere keqyrjen e kangjella te murit rrethues se kryeministrise.

Ne keto kangjella prokurori amerikan ka konstatuar me ane te nje lapsi drejtimin e hyrje-daljeve dhe kendin e hyrjes dhe daljes se plumbave ne keto kangjella ku ende kane mbetur gjurmet tej shpuese. Pas ketyre veprimeve prokurori amerikan mesohet se ka kerkuar te njihet edhe me vendet ku prokuroria ka konstatuar shumicen e gezhojave te plumbave luftarak te shkrepur diten e demonstrates dhe vendet ku jane vrare dhe plagosur demonstruesit.

Gjithashtu prokurori i ardhur nga SHBA-te ka kerkuar nga hetuesit e ceshtjes qe te fotografojne te gjithe predhat e demtuara qe jane gjetura neper vende te ndryshme brenda dhe jashte rrethimit te kryeministrise. Predha keto qe sipas eksperteve te Institutit te Policise Shkencore jane te demtuara dhe nuk mund te kryhet ekspertimi balistik e krahasues me gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes dhe armet e efektiveve te Gardes se Republikes.

Keto foto sipas hetuesit amerikan do te dergohen ne laboratorin e Byrose Federale te Hetimit FBI-se qe ndodhet ne Bullgari per te pare nese ekspertet e FBI-se mund te bejne keto ekspertime balistike e krahasuese. Keto predha sipas akuzes jane gjetur dhe sekuestruara ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise ne pishat qe ndodhen ne trotuaret e bulevardit Deshmoret e Kombit ne ndertesen e UNICEF-it qe ndodhet mes dy kullave binjake dhe Gjykates Kushtetuese si dhe ne nje nga filialet e bankes qe ndodhet brenda ambienteve te dy kullave binjake.

Te gjithe keto predha sipas eksperteve te Institutit te Policise Shkencore jane te demtuara dhe nuk mund te kryhet ekspertimi balistik e krahasues me gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes dhe armet e efektiveve te Gardes se Republikes qe ishin ne detyre diten e demonstrates. Gjithashtu po dje grupi hetimor ka diskutuar edhe per menyren e berjes se eksperimentit ne vendin e ngjarjes ku jane hedhur dy variante.

Ajo e berjes se eksperimentit me spango ose laser per te konstatuar vendin nga eshte bere qitja e plumbave qe kane gjetur vdekjen 4 demonstrues dhe 6 te tjere jane plagosur.

Gjate paradites se djeshme ne ambientet e prokurorise se Tiranes eshte prezantuar edhe prokurori tjeter amerikan i ardhur per te asistuar prane Policise se Shtetit per hetimin e organizatoreve te demonstrates dhe vete demonstruesit. Sipas ketyre burimeve mesohet se prokurori Sem Nazaro eshte prezantuar dje edhe me prokuroret e ceshtjes duke shprehur gatishmerine e tij per te ndihmuar ne zbardhjen e ceshtjes.

Sipas hetuesve prokurori Nazaro po ndihmon efektivet e policise per zbardhjen e organizatoreve te demonstrates se dhunshme sipas policise dhe vete demonstruesit pjesemarres. Gjithashtu prane prokurorise ka shprehur gatishmerine per te ndihmuar edhe oficeri i kontaktit te FBI-se z. Tim Lein.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›