Pogradec pranga atentatoreve te Vasfi Syzos

POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar dje tre persona te akuzuar si autore te vendosjes se eksplozivit ne banesen e kryetarit te shtabit te Partise Socialiste ne kete zone Vasfi Syzo. Permes nje deklarate zyrtare policia njoftoi arrestimin e shtetasve Dorjan Hoxha 20 vjec i denuar me pare Enrik Xhambazi 20 vjec dhe Altin Jashallari 28 vjec.
Ne momentin e arrestimit atyre u jane gjetur edhe gjashte cope kallepe tritoli 200 grameshe. Por policia ka mohuar pretendimet e vete te demtuarit Vasfi Syzo i cili kishte thene se ngjarja kishte motive politike.
Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale rezultoi se motivi kesaj ngjarje eshte nje konflikt i ndodhur ne vitin 2010 midis shtetasit Dorjan Hoxha dhe shtetasit Brijan Vasfi Syzoi demtuari ceshtje e cila eshte ne hetim ne Prokurorine e Pogradecit. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton qe kjo ngjarje te kete motive te tjera- thuhet ne komunikaten zyrtare te policise se Pogradecit.