E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali "Marie Kraja", ne edicionin e nente

Kete fund tetori mbushen nente vjet, qe Tirana ne sezonin vjeshtor shnderrohet ne nje arene te madhe te muzikes operistike nderkombetare.

Artiste nga te pese kontinentet jane mbledhur ne kryeqytetin shqiptar dhe ne datat 25 dhe 26 tetor do te nise ne skenen e madhe te Akademise se Arteve edicioni i IX-te i festivalit "Marie Kraja".

Edhe kete vit struktura e festivalit do te mbetet e pandryshuar. Te 16 konkurrentet per cmimin e madh do te konkurrojne me dy arie te medha

Ora 19.00 e mbremjes e 25 tetorit do te shenoje hapjen e Edicionit IX- te festivalit, ndersa me 26 do te jete nata finale e festivalit.

Ne kete edicion konkurrojne 16 kengetare lirike te perzgjedhur nga 78 aplikante nga vende te ndryshme te botes. Perzgjedhja eshte bere nga nje komision i perbere nga producentja, Zana Cela dhe nje grup profesoresh te mirenjohur te Akademise se Arteve Burhan Spahiu, Zana Frasheri, Shqipe Mingomataj dhe Xhavana Doko.

Nder 16 konkurrentet e ketij viti jane 7 artiste shqiptare dhe nente te huaj.

Per here te pare kete vit, edhe shteti i Kosoves do te kete perfaqesuesin e tij, tenorin Rame Lahaj, i cili qe ne vitin e pare akademik ne Akademine e Arteve ne Tirane eshte aktivizuar ne Teatrin e Operes ku ka qene pjesetar ne operat "Turandot" dhe "Aida".

Ne vitin 2006 ka debutuar ne operen "Vjeshte me stuhi" i kompozitores Dhora Leka, ku ka interpretuar rolin e Bardhylit.

Po kete vit ka marre cmimin e dyte ne Konkursin Nderkombetar "Garat 2006" ne Kosove. Gjate vitit 2007 ka realizuar tre master klase me Valerio Paperin, Enzo Tei, Alksander Masena dhe Carmen Gonzales. Ka realizuar koncert me Akademine e Arteve dhe Orkestren e RTSH. Ne maj 2008 ka fituar cmimin e pare ne konkursin "Jorgjie Truja" dhe konkursin nderkombetar "Garat 08"ne Kosove.

Konkurrentet shqiptare jane:

-Sindi Mamaqi, aktualisht studente ne vitin e dyte ne Akademine e Arteve prane pedagoges Xhovana Doko. Ka realizuar tre koncerte dhe nje recital. Fituese e cmimit te dyte ne konkursin "Jorgjie Truja". Aktivizuar me rolin e Suzanes ne "Dasma e Figaros" etj.

- Sofia Shuke, ka perfunduar studimet e larta konservatorin e Barit "Nicolo Piccini" dhe nje specializim si soprano lirike ne Akademine e Arteve Lirike te Osimos ne Itali, ku u perfeksionua teknikisht ne mastera, me emra te rendesishem te muzikes operistike italiane. Ne repertorin e saj perfshihen operat "Madame Buterfly", "Cavaleria Rusticana", "Traviata", "Elisir D'Amore" etj.

-Roel Llupa, student ne vitin e trete Akademia e Arteve, nxenes i Burhan Spahiut. Ne vitet 2005-2007 ka fituar te drejten e studimit ne Konservatori "Claudio Monteverdi" ne Bolzano te Italise dhe master klas me mjeshtrat Ivo Vinco, Vitto Bruneti, Roberto Manfredi. Ka qene pjesemarres ne konkursin ARS ne Prishtine, fitues i cmimit te pare. Vazhdon te aktivizohet ne TKOB. Pjesemarres ne operat "Trovatore", "Turandot", "Fidelio". Solist ne muzikalin "Kiss me Kate" dhe ne operen e Shtrausit "Die Fledermuse".

-Anjeza Agolli, ka perfunduar studimet ne Akademine e Arteve per kanto.

-Klodiana Brahimi ka perfunduar studimet ne Akademine e Arteve me profesoreshe Shqipe Zani. Ne vitin 2006 ka marre pjese ne konkursin "Jorgjie Truja". Soliste e Ansamblit te qytetit te Shkodres. Ne repertor bejne pjese "Dasma e Figaros", Pucin, Moxart etj.

-Ivana Hoxha

Festivali "Marie Kraja" eshte i vetmi ne llojin e tij dhe eshte nje mundesi me teper per artistet e rinj.

Konkurrentet e huaj

Shtrihen ne nje harte te gjere gjeografike. Sivjet do te kete pjesemarres nga:

-Shtetet e Bashkuara te Amerikes, - baritoni Michael Anthony McGee.

Origjinen e ka ne Teksas, por ka jetuar per disa muaj edhe ne Rome, ku ka mesuar gjuhen italiane dhe ka marre pjese ne disa aktivitet. Ka qene solist ne United States Collegiate Choir. "Nuk kam ndonje hobi te vecante", shkruan ai ne CV e tij. "Sepse jetoj ne Nju Jork dhe atje ka gjithmone dicka te re per te bere".

-Rusia, Victoria Pankratove. Ka lindur ne Saint Petersburg dhe startin e ka marre ne Theatre of Musical Comedy ne qytetin e lindjes. Kete vit eshte diplomuar ne Konservatorin e Saint Petersburgut.

Ka marre pjese ne festivalin "Coast of Hope", ne Bullgari, ka fituar cmimin e madh ne konkursin nderkombetar "The Spring of Romantic Songs" dhe vendin e pare ne konkursin nderkombetar vokalistik "Romanciada" ne Moske ne vitin 2003. Po kete vit ka perfunduar master klasin me prof. Elena Obraztsova.

- Kuba, tenori Juri Hernandez. Ne vitin 2006 eshte fitues i cmimin "Artisti i vitit" gjate celebrimit te Festivalit "Cubadisco" dhene nga shoqata Hermanos Saiz de Holguin. Po ne kete vit eshte fitues i cmimit te pare ne edicionin e 24 te Festivalit "Pyong Yang" (Kore), ne korrik 2007 seleksionohet per te marre pjese ne edicionin e 26 te festivalit nderkombetar te kantos Hans Gabor Belvedere ne Viene. Profesionin e tenorit ia dedikon te atit, i cli ka punuar me te gjithe kengetaret e medhenj, aktore, artiste kombetare e nderkombetare, pasi ai ka qene parukieri dhe grimieri i Teatrit Lirik te Holguin (qyteti i tij i lindjes), per 25 vjet.

-Korea e Jugut, soprano Hee-Jin Oh. Eshte diplomuar ne universitetin "Kei Myung", frekuenton konservatorin e muzikes "Arrigo Boito" te Parmes. Ka debutuar ne "La Traviata", "Tosca", "La Boheme", "Carmen" etj. Pas diplomimit ka fituar shume eksperience dhe ka studiuar ne Itali. "Ne kete vend te mrekullueshem ku te gjithe kendojne dhe e duan muziken, munda te mesoj sekretet e artit dhe te shprehjes ne kanto", shkruan ne CV-ne e tij. "U dashurova edhe me kuzhinen italiane aq sa me koreanen dhe shpesh gatuaj dhe nderthur pjata te dy kuzhinave te ndryshme, gje qe eshte shume argetuese".

-Argjentine, tenori Pablo Karaman debutues me role protagoniste ne operat me prestigjioze te botes. Bir i nje sopranoje, (familja e tij eshte me origjine italiane), Karaman ne Buenos Aires ka zhvilluar nje aktivitet te ngjeshur solistik koncertor. Ne vitin 2005 ka debutuar ne Itali ne "La Traviata", ka marre pjese ne "Petite Messe Solennelle" te Rossinit ne Modena dhe Bolonja, ka interpretuar ne "La boheme" dhe Orkestren filarmonike italiane ne teatrin e Modenas etj.

-Gjeorgjia, sopranoja Tamta Tarieli. Ne vitin 2002 transferohet ne Itali duke frekuentuar Akademine Lirike ne Osimo. Ne 2003 frekuenton master klas ne Akademine e Sienes ku ka fituar edhe nje burse studimi. Ne repertorin e saj perfshihen "Berberi i Seviljes", "Don Zuani" etj.

-Italia, tenori Alessandro Luciano. Ka nje aktivitet ne Teatrot me te medhenj te Italise. Rrjedh nga nje familje artistesh: stergjyshi dirigjent orkestre, gjyshja pianiste, gjyshi balerin, babai kengetar lirik. Eshte diplomuar ne Akademine Kombetar te Artit Dramatik ne Rome. Ka interpretuar ne "Dasma e Figaros", "Flauti magjik" etj.

-Italia- Francesca Lombardi, diplomuar shkelqyeshem per kanto lirike prane konservatorit "G. Verdi"ne Milano. Ne vitin 2006 ka qene nxenese e Pavarotit. Ne vitin 2001 zgjidhet si italiania e vetme per "Coro Europeo" dhe kendon si soliste ne Zvicer dhe Norvegji. Repertori i saj perfshin "Dasma e Figaros", "L'Impermestra", "La finta giardiniera" etj.

-Turqia, baritoni Alper Goceri, eshte diplomuar ne Konservatorin shteteror "Dokuz Eylul" ne vitin 2006". Ka studiuar gjithashtu ne Grac, qe nga viti 2007 [punon ne Teatrin Shteteror te Operes dhe Baletit Izmir.

Anetaret e jurise se ketij viti

-Nicholas Payne, Kryetar i Jurise. President i "Opera Europa" qe nga viti

2003. Per 27 vjet ka qene drejtor i pergjithshem i kater operave me te

rendesishme ne Britani: Kovent Garden, Opera Kombetare e Anglise, Opera

Kombetare e Uellsit, dhe Opera e Veriut. Ka qene edhe anetar i Keshillit te Larte te Arteve te Britanise se Madhe.

-Xhovana Lomazi - Zevendes Presidente e Shoqates Lirike dhe Koncertore

Italiane me qender ne Milano, organizuese e Festivalit evropian per kengetare te rinj lirik qe zhvillohet ne bashkepunim me "La Skala". Gjithashtu ajo eshte dhe bashkepunetore ne Teatrin e Operes se Romes, Teatrin e Parmes etj.

-Suat Arikan- Per vite me radhe ai eshte Drejtor i Pergjithshem i Operes Shteterore te Stambollit. Ai eshte nje nga bas-baritonet me te suksesshem ne Turqi. Fitues i cmimeve te para ne festivale kombetare dhe nderkombetare. Karriera e tij shtrihet ne qytetet kryesore te Evropes. Ka ne repertorin e tij mbi 20 role te bas-baritonit.

-Nensi Rhodes - Eshte nje nga regjisoret me te njohura te operave dhe miuzikell ne Amerike. Eshte themeluese dhe drejtuese e Teatrit te ri te Operes se Nju Jorkut. Ajo sot mbahet si nje nga regjisoret me te suksesshme te operave kontemporane duke vene ne skene operat kontemporane "Tartufi", "Lordi Bajron" ne Qendren Linkoln e te tjera qendra famoze. Ne repertorin e saj perfshihen mbi 35 venie ne skene. Eshte Zevendes

Presidente e Institutit Nderkombetar te Teatrit me qender ne Nju Jork.

-Danusa Luknisova, Sllovaki. Eshte nje nder kengetaret me te njohura ne Sllovaki. Soliste e Teatrit te operes te Sllovakise per 20 vjet me radhe. Keto vitet e fundit, karriera e saj vazhdon si pedagoge kantoje ne Itali, dhe presidente e Agjencise se njohur "Dankart"

-Burhan Spahiu, nje nga pedagoget me te suksesshem te shkolles sone te kantos. Njekohesisht, nje nga baritonet qe ka realizuar me dhjetera kryerole ne Teatrin tone te Operes. Studentet e tij kane qene cdo vit soliste te Teatrit te Operes dhe debutojne me shume sukses ne skenat operistike nderkombetare.

-Suzana Frasheri, profesoreshe e kantos, shefe e katedres se kantos ne Akademine e Arteve. Ajo eshte nje nga koncertistet me te shquara ne Shqiperi, gjithashtu edhe me nje karriere nderkombetare. Ne fushen pedagogjike eshte nje nga pedagoget me te suksesshme, studentet e saj sot kendojne ne skenat operistike boterore.

-Wasfi Kani - Angli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›