E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mbeshtet Topin per konfliktin ne drejtesi

Bashkimi Evropian ka mbeshtetur Presidentin e Republikes, Bamir Topi, ne lidhje me konfliktin per drejtesine, duke kundershtuar qendrimet e qeverise shqiptare, te shprehura nepermjet drafteve te Ministrise se Drejtesise.

Kreu i misionit te eksperteve te BE-se, qe asiston drejtesine shqiptare, pikerisht shefi i misionit EURALIUS, Roland Miklau, ka rrezuar me argumente te qarta juridike menyren e hartimit te ligjeve nga qeveria, si dhe imponimin qe u eshte bere institucioneve te pavarura per te pranuar draftet e hartuara. Juristi i mirenjohur austriak, i cili eshte nje nga personalitetet evropiane ne fushen e drejtesise, z.Miklau, duke folur ne aktivitetin e organizuar nga "Transparency International", ka mbeshtetur qendrimin e Presidentit te republikes ne lidhje me reformen ne drejtesi.

Kreu i "EURALIUS", Roland Miklau, deklaroi se qendrimi i kreut te shtetit shqiptar, qe ligji eshte nje proces shumepalesh, eshte nje koncept i drejte. Sipas kreut te misionit te eksperteve te BE-se per drejtesine, "hartimi i ligjeve eshte nje proces shumepalesh, ku duhen degjuar te gjitha palet dhe grupet e interesit, edhe pse mund te kene qendrime te ndryshme". Sipas Miklaut, demokracia eshte nje proces ku si baze te saj ka diskutimin dhe synimin per te arritur nje kompromis.

Ne fjalen e tij, shefi i eksperteve te Bashkimit Evropian ne Shqiperi ka dhene nje leksion te qarte mbi menyren sesi duhet hartuar nje ligj dhe sesi ai duhet te beje rrugen normale te diskutimit. Ne fakt, Bashkimi Evropian, por edhe aktoret e tjere nderkombetare, me shume se njehere kane kritikuar qeverite shqiptare te te gjitha koherave, te cilat kane krijuar nje tradite jotransparente dhe paksa arrogante te hartimit dhe miratimit te ligjeve te rendesishme, ku ne thuajse te gjitha rastet mungon degjimi i grupeve te interesit dhe diskutimi ne publik. Kreu i EURALIUS, Roland Miklau, deklaroi dje, duke iu drejtuar padyshim qeverise dhe ne menyre te vecante Ministrise se Drejtesise, qe gjate hartimit te ligjeve te rendesishme, sic eshte reforma ne drejtesi, duhet profesionalizem, transparence, por edhe kohe.

Profesionalizem, pikerisht ne njohjen e praktikave me te mira bashkekohore, konceptet e duhura juridike, transparence pikerisht ne njohjen e publikut me te gjitha fazat e hartimit te ligjit, si dhe kohe, per diskutimin e tij me te gjitha palet e interesuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›