E Diel, 1 Nëntor 2026

"Banda me dogji banesen per gjoben qe s'pagova"

Tirane - Per here te pare ne Gjykate te Krimeve te Renda, nje deshmitar ka numeruar te gjitha te keqijat qe i kishin ndodhur 11 vjet me pare. Shkelqim Haxhiu, i thirrur ne cilesine e deshmitarit, per te treguar mbi "Banden e Lushnjes", i ka kerkuar te vetmit te pandehur, qe ndodhej ne salle te tregonte kush ia kishte vrare te birin. Ai ka treguar perpara gjykates gjithe tmerret, qe ka perjetuar nga te pandehurit e bandes te cilet i njihte qe kur ishin te vegjel.

Deshmia

Deshmitari Shkelqim Haxhiu, ka bere me dije gjykaten se i njihte qe te gjithe te pandehurit e kesaj bande, jo se kishte lidhje miqesie me ta, por se ishin nga i njejti vend. Ai i ka bere me dije gjykates se te pandehurin Erion Cici, i cili ishte jetim, e ka marre ne banese te tij, kur ka qene i veshur vetem me mbathje e kanotiere. Sipas tij ai i ka blere rroba i ka dhene per te ngrene si dhe te holla. "Disa here Cici me ka ardhur ne banese duke me thene per gjobe, ne emer te bandes. Behej fjale per nje shume prej 600 mije lekesh te cilat nuk i pagova asnjehere. Por kjo gje me kushtoi. Nje dite Arben Borici, Ilir Stergu, Erion Cici, Agur Musahu, Enver Dondollaku si dhe nje person, te cilin e therrisnin Zhvejku, kane hyre me force ne banesen time, duke u paraqitur si efektive te policise. Pasi i kam njohur jam mundur te largohem nga banesa perdhese, bashke me djalin tim. Kemi dale nga dritarja, djalin e kam nxjerre me carcaf, menjehere pasi mi vune flaken", keshtu ka nisur te rrefeje dje deshmitari. Sipas tij personat ishin te veshur me uniforme ushtarake, kishin ne duar kallashnikov, si dhe i ishin paraqitur si policia kriminale. Haxhiu i ka bere me dije gjykates se ne 2 mars te vitit 2000 familjen e tij e kishin marre peng dhe e kishin shpene me pas ne komisariat te policise. Me pas ai i ka treguar se ne vitin 2005 i kane vrare te biri, ngjarje e cila eshte ende pa autor. Nje perplasje ka ndodhur mes deshmitarit dhe te pandehurit te vetem qe ndodhej ne salle Rexhep Gina. "Po te jesh burre ti, thua "une e vrava" dhe jo te fshiheshe, por ti s'je burre", i eshte drejtuar Haxhiu, te pandehurit Gina. Por ky i fundit eshte ngritur menjehere ne kembe i acaruar . "Mallkuar me qofte qumeshti i nenes, se te isha njeri i tille une merrja hak per nenen time", eshte pergjigjur duke uleritur Gina. Sipas tij ata njiheshin mire me njeri- tjetrin, se kishin pire kafe bashke, si dhe i uronte gjithe te mirat e tij. Pas deshmise se tij, ishin avokatet mbrojtes, te cilet i kane shpjeguar serish gjykates se deshmitari Gramoz Selmani, per te cilin akuza do te lexonte deklarimet e tij te dhane dy vjet me pare ne Greqi, perpara oficerit te policise gjyqesore te Prokurorise se Krimeve te Renda akuzohet per 6 vrasje. Sipas tyre Selmani supozohet t'i kete kryer vrasjet se bashku me banden. Mbrojtja ka kundershtuar qe te lexohen deklarimet e tij perpara gjykates. Ne seancen e radhes pritet te lexohen edhe deklarimet e tre vellezerve te Artur Dajes, te cilet tregojne mbi perplasjet e vellait te tyre me Aldo Baren.

Te pandehurit e "Bandes se Lushnjes" jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›