E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vrare një40 vjecar, dyshimembi një grua

MAT-Një person është vrarë sot në Bazë të Matit, ndërsa policia ka shoqëruar një person të dyshuar se ka lidhje me ngjarjen.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 06:30 minuta në pyllin e Bazës, vend ku dhe u gjet po sot rreth orës 09:00, trupi i viktimës. Trupi u identifikua si shtetasi Flamur Bruka, 40 vjec. Ekspertiza paraprake bëri të ditur se Bruka ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra, por ende nuk eshte identifikuar mjeti qe ja ka shkaktuar ato.

Policia që ndodhet në vendgjarje po heton rreth ngjarjes. Pak orë pas krimit, në polici ka përfunduar një grua e fshatit Baze, shtetasja Fatbardha Gjini, 35 vjec. Policia dyshon se personi mund të ketë dijeni rreth ngjarjes dhe ka ngritur gjthtashtu dhe dyshimet se ajo mund të jetë autorja e mundshme e vrasjes. Efektivët blu gjithashtu dyshon se të tjerë autorë mund të jenë përfshirë në vrasjen e Brukës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›