E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH, Rama: Nishani vuri shërbëtorin e Saliut

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar per shkarkimin e kreut te SHISH, Bahri Shaqirit nga ana e presidentit te vendit, pas propozimit te kryeministrit, duke quajtur kete nje hap pas per vendin.

Ne profilin e tij ne Twitter, Rama shrkuan se “Per llogari te KM, Presidenti zevendesoi Drejtorin e Sherbimit Sekret me nje sherbetor te Saliut njesoj sic eshte dhe vete. Cfare turpi!”.

Sipas Rames, nje veprim i tille rrenon pavaresine e SHISH. “Turp, sepse e beri kete pa u konsultuar me aleatin me te madh strategjik te Shqiperise; sepse ktheu kohen pas!”- shkruan ai.

Ky vendim i Presidentit, sipas Rames, “eshte akti me ekzemplar i varesise se tij nga kryeministri e do te sjelle pasoja negative per jeten politike e institucionale”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›