E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europiani 2016 Franca publikon qytetet mikpritese

 Federata e Futbollit e Francës (FFF) ka bërë të ditur emrat e nëntë qyteteve që do të jenë mirëpresin ndeshjet e kampionatit evropian që do të mbahet pas pesë vitesh. Qytetet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e turneut final janë Bordo, Lens, Lil, Lion, Marsej, Nansi, Nica, Paris dhe Sent Denis, ndërsa si lokacione rezervë janë përzgjedhur Sent Etjen dhe Tuluz. 
Lens është zgjedhur edhe pse skuadra e këtij qyteti ra nga liga e parë në fund të kampionatit francez të futbollit. Lion është përzgjedhur pavarësisht problemeve të krijuara rreth ndërtimit të stadiumit të ri në qytet. 

“Të gjitha kandidaturat kanë qenë të forta, tepër kualitative, por zgjidhja nuk ishte e vështirë dhe çdo gjë u krye në rrethin e parë”, citohet të jetë shprehur kreu i FFF-së Fernand Dishoso.  Stadiumet e reja do të ndërtohen në katër qytetet Bordo, Lil, Lion dhe Nica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›