Raporti i OSBE/ODIHR Partite nderhyne ne numerim

Në raportin paraprak për zgjedhjet e 8 majit, OSBE/ODIHR shprehet se baza ligjore për hapjen e kutive për të numëruar votat e hedhura gabimisht është e paqartë. Kritika në raportin paraprak i periudhës paszgjedhore 10 maj deri më 18 maj kanë marrë edhe partitë politike të cilat kanë ndërhyrë në procesin e numërimit duke drejtuar punën e anëtarëve të tyre komisionet zgjedhore. Raporti citon se në momentin që u bë e qartë se gara në Tiranë do të vendosej nga një diferencë e vogël, vëmendja e vendit u kthye nga 11 qendrat e numërimit të Tiranës.
Vonesat shtuan tensionet në Tiranë, veçanërisht duke patur parasysh afërsinë e rezultatave paraprake. Pas përfundimit të numërimit në të 11 qendrat e Tiranës, më 14 maj, rezultatet paraprake jo-zyrtare, siç iu dorëzuan OSBE/ODIHR-it nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i jepnin zotit Rama 10 vota më shumë se zotit Basha.
Zoti Rama shpalli fitoren pak pas kësaj, ndërsa zoti Basha tha se do të priste për rezultatet zyrtare. Zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë kryeministrin Sali Berisha, i bënë thirrje KQZ-së, të shqyrtonte si të vlefshme fletë-votimet për kryetar bashkie që u gjetën në kutitë ku hidhej fletë-votimi për organet e tjera të pushtetit lokal. Më 18 maj, KQZ-ja filloi të hapte kutitë e disa KZAZ-ve, ku ishin votat për këshilltarët bashkiakë për të numëruar votat për kryetar bashkie të hedhura aty gabimisht. Raporti specifikon se që nga ky moment tensionet u shtuan.
Sipas kodit zgjedhor, KZAZ-të duhet të nxirrnin rezultatin e numërimit në orën 17:00 të ditës pas zgjedhjeve. Në raport, citohet se ky afat është konsideruar si jo-realist nga të gjithë dhe asnjë qendër nuk e përfundoi numërimin brenda tij. Numërimi në të gjitha qendrat, me përjashtim të Tiranës, përfundoi më 13 maj.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e shtunë , 21 maj 2011 )