Lirohet banda e hajdutëve, italianët hidhen në protesta
04/09/2009 Prokuroria kërkon edhe një muaj burg
Gjykatat italiane lirojnë bandën e hajdutëve shqiptarë që mbanin mbi supe të paktën 64 grabitje të dhunshme. Kësisoj ka shpërthyer edhe një revoltë mes italianëve që kanë qenë viktima të këtij grupi hajdutësh. Dënimi u mbaronte pikërisht në muajin gusht të këtij viti, teksa prokurorët kishin kërkuar që ata të qëndronin edhe për një muaj tjetër në burg. Një nga italianët ka thënë se “atje ku banoj unë ata kanë grabitur pesë familje. Çfarë drejtësie është kjo që i liron”. Prokurorët ishin shprehur që Artan Mercina, 30 vjeç, Elvis Mercina, 20 vjeç dhe Blerim Reci, 28 vjeç duhet të rrinin edhe për një muaj në burg. Italianë të shumtë janë mbledhur bashkë dhe kanë protestuar për këtë lirim të bandës së hajdutëve, duke renditur dhunën e rastet e grabitjeve nga ana e tyre, por dënimi sakaq kishte mbaruar.