E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër- aksident i rëndë, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

2 të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia po punon për zbardhjen e zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident. 

SHKODER- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në afërsi të Bajzës. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë gjetur vdekjen dy presona dhe katër të tjerë janë plagosur. Shkak i këtij aksidenti është bërë përplasja e dy makinave tip Benz me njëra-tjetrën. Dy personat të cilët humbën jetën janë Mrije Shabi, 60 vjeçe, si dhe një djalë 7 vjeçar me iniciale E.B. Ndërkohë personat e plagosur janë 3 anëtarë të familjes Bajrakurti, dy vajzat Sari e Brunilda Bajrakurti si dhe Gjyhere Bajrakurti. Gjithashtu bëhet e ditur se djali 7 vjeçar i cili fatkeqësisht gjeti vdekjen nga ky aksident tragjik ndodhej në makinë me familjen Bajrakurti. I plagosuri tjetër i këtij aksidenti është edhe Luigj Shabi. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ku gjeten vdekjen dy persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›