E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogat e buxhetoreve ndahen ne janar

Rreth 105 mije buxhetore do t’i marrin pagat e tyre pas festave te fundvitit. Qeveria ka vendosur me ane te
nje urdhri te Ministrise se Financave kalimin e fondit pas festave.

Urdhri i leshuar keto dite ndalon aktivitetin e deges se thesarit pas dates 26 dhjetor, duke pezulluar
te gjitha transaksionet financiare. I gjithe fondi i pagave per buxhetoret ne muajin dhjetor shkon ne rreth 5,3 miliarde leke.

Vete Ministria e Financave ka pranuar ekzistencen e urdhrit per ndalimin e deges se thesarit, por nga ana tjeter ka sqaruar se buxhetoret i kane marre pagat gjithnje pas muajit dhjetor.

Mosfunksionimi i deges se thesarit pas 26 dhjetorit nuk mund te rrezikoje procesin e shperndarjes se shperblimeve per pensionistet dhe buxhetoret.

Shperblimi i vendosur nga qeveria per buxhetoret dhe pensionistet ka nje kosto financiare prej 7 miliarde lekesh. Buxhetoret duhet te marrin nga 10 mije leke secili, ndersa pensionistet nga 5 mije leke.

Aktualisht, me kete urdher te fundit te gjithe punonjesit e administrates shteterore do te duhet qe te sajohen per festen e Krishtlindjeve dhe ate te Vitit te Ri me ato para qe kane mundur te heqin menjane gjate kesaj periudhe per te pritur me pas ditet e para te muajit janar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›