E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet ish-shoferi i Gjykates Kushtetuese, i denuar per trafik droge

Ish-shoferi i Gjykates Kushtetuese i kapur me droge, eshte liruar dje me kusht nga Gjykata e Tiranes. Gjyqtarja e ceshtjes Shefkie Demiraj ka pranuar kerkesen e te denuarit, Gentian Alizoti, te cilit i kishte mbetur edhe nje vit burg nga denimi i tij. Sipas vendimit te dhene, Alizoti nuk duhet te kryeje asnje veper penale ne te kundert, duhet te vuaje edhe denimin qe i ka mbetur. Alizoti u vu ne pranga me 28 qershor te vitit 2006, tek "Ura e Subashit", me 120 kg kanabis sativa, teksa ishte duke udhetuar ne drejtim te Tiranes, me automjetin e institucionit ne te cilen punonte. Se bashku me te u vu ne pranga edhe Armando Gjinushi, ish-shofer i Kuvendit te Republikes. Diten e ngjarjes, dy ish shoferet e institucioneve me te rendesishme, jane nisur rreth ores 07:00 nga qyteti i Delvines ne drejtim te Tiranes. Nje patrulle policie, e cila ishte duke qarkulluar rreth 15 kilometra ne dalje te qytetit te Gjirokastres, i ka ndaluar duke bere nje kontroll ne mjetin tip "Volksvagen" me targa TR 6874 E, e cila drejtohej nga Armando Gjinushi, ku u gjeten 66 pako kanabis sativa i presuar me peshe 70 kg. Ndersa gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin tip "Honday" me targa TR 4807 J me drejtues Gentian Alizotin, u gjeten 49 pako me lende narkotike, me peshe 50 kg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›