E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ruani zonen historike nga zjarret"

Gjirokaster- Lagjet muzeale te Gjirokastres, kercenohen nga zjarret. Alarmin e japin specialistet e UNESCO-s, qe vune ne dukje rrezikun ne zonen historike. Ne raportin vjetor ne lidhje me qytetin e gurte, organizmi nderkombetar per trashegimite kulturore, kerkon marrjen e masave per parandalimin e zjarreve, qe mund te demtojne vlerat historike pak kohe pas perfshirjes ne UNESCO. Nje zjarr i rene perpara disa ditesh ne nje banese te gurte te braktisur ne lagjen "Dunavat", kercenoi te perhapej edhe ne shtepite e tjera, ngjitur me te, duke rrezikuar jo vetem pasurine materiale, por edhe jeten e banoreve ne kete zone te qytetit.

"Mungesa e nje efektivi te gatshem, ne pjesen e siperme te qytetit dhe hidranteve te emergjences, jane nje mangesi serioze gjate operacioneve tona per shuarjen e zjarreve ne lagjet karakteristike", thone efektivet zjarrfikes te Gjirokastres. Ne disa raste zjarret e rena ne lagjet "Varosh" apo "Palorto" kane kercenuar te perhapen edhe ne komplekset karakteristike te qytetit. Aktualisht ne zonen historike te qytetit, pjese e Pasurise se Trashegimise Boterore nen mbrojtjen e UNESCO-s, nuk ka asnje hidrant emergjence ku zjarrfikesit te furnizojne me uje autobotet e tyre. Si shkak i mungeses se hidranteve te emergjences ne rrjetin e Ujesjellesit, zjarrfikesve iu duhet te udhetojne per disa kilometra. "Vajtje-ardhjet e autoboteve tane per furnizimin me uje ne raste zjarresh, jane minuta te humbura, ne operacionet per shuarjen e vatrave", thone efektivet.

Pergjate tubacioneve te rrjetit aktual te Ujesjellesit ne Gjirokaster, do te gjesh ende reliket e mbetura te hidranteve te dikurshem. Madje disa prej tyre jane vendosur gjate ndertimit te Ujesjellesit te pare ne Gjirokaster, ne vitet '30-'40-te te shekullit te kaluar. Tashme te demtuara dhe te ndryshkura, ato kane dale jashte funksionit. Aktualisht eshte pergatitur nje projekt i cili parashikon vendosjen e 17 hidranteve te emergjences ne lagjet e siperme te qyteti, si "Dunavat", "Manalat", "Palorto", "Cfake", "Varosh" etj. Por projekti nuk ka arritur te vihet ne jete, si shkak i mungeses se buxhetit ekonomik.

Nje nder rastet me tipike ne kete drejtim, ka qene djegia e shtepise ku ka lindur shkrimtari Ismail Kadare, ngjarje e ndodhur ne muajin nentor te vitit 1999. Zjarri aksidental, i cili kishte si shkak shperthimin e nje bombole gazi, brenda pak minutash e rrafshoi plotesisht. Nese prane shtepise do te kishte nje hidrant emergjence, atehere demet e shkaktuara do te ishin te pakta. Ne janar 2008, flaket e zjarrit te shkaktuara nga nje loje femijesh, do te shkrumbonin plotesisht banesen 300 vjecare te Koloit, duke sjelle deme te pariparueshme per kete objekt "Monument Kulture".

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›