E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të tjerë hektarë çlirohen nga uji në Shkodër

Sipas të dhënave më të fundit, sipërfaqja e tokës nën ujë gjatë ditës së djeshme është ulur edhe me afro 400 hektarë, duke arritur në 5700 ha.

Ndërhyrja në rrjetin e kullimit si dhe përmirësimi i motit ka bërë që uji të tërhiqet. Gjatë ditës së djeshme ka pasur ndërhyrje nga Bordi i Kullimit në komunën e Dajçit, ku 80 forca speciale të ushtrisë, në bashkëpunim me komunitetin e kësaj zone, kanë bërë të mundur riparimin e argjinaturave mbrojtëse në fshatrat Samrish dhe Darragjatë.

Rënie e ujit është ndjerë edhe në aksin rrugor Dajç-Shkodër, i bllokuar prej më shumë se dy javësh. Ky aks është hapur për automjetet e mëdha si dhe foristradat. Rënie e ndjeshme e ujit vihet re edhe në komunën e Velipojë.

Situata më e vështirë paraqitet në fshatin Obot, pjesë e Komunës Ana e Malit, i cili vazhdon të jetë i rrethuar nga sasi të mëdha uji.

Përmirësime të ndjeshme ka në Bushat dhe Berdicë, përfshirë edhe atë të Gurit të Zi. Në këto komuna, banorët janë rikthyer të gjithë në banesat e tyre. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-24 11:09
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›