E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra emigrantë shqiptarë rrezikojnë të dëbohen nga Greqia

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja greke “Kathimerini”, e cila thekson se legjislacioni ekzistues sanksionon se rezidentët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, të cilët nuk kanë një kontratë pune, nuk mund të qëndrojnë më në Greqi. Pjesa më e madhe e emigrantëve që kërcënohen me dëbim janë me origjinë shqiptare, të cilët përbëjnë 70 për qind të emigrantëve legalë në Greqi.

Ekspertët mendojnë se zhvillimet e fundit do të ndikojnë shumë veçanërisht emigrantët e brezit të dytë, statusi legal i të cilëve lidhet me lejen e qëndrimit të prindërve të tyre. Vitin e kaluar zyrtarët qeveritarë premtuan se do ta rinovonin legjislacionin, por që prej asaj kohe shumë pak është bërë për të zgjidhur problemin.

Emigrantëve të prekur nga ky lëmsh burokratik, iu dha një “litar shpëtimi” në shtator në formën e një qarkoreje të lëshuar nga Ministria e Brendshme, e cila u jepte atyre mundësinë e ndalimit të dëbimit duke blerë pak kohë për të gjetur punë të përhershme.

Në bazë të qarkores, emigrantët duhet të paraqesin një marrëveshje të nënshkruar nga punëdhënësi që tregon se punëtori po punon për ta. Ndërkohë, procesi i mësipërm ka tendosur më tej sistemin. Byroja e të huajve në Athinë raporton se ka një masë të madhe kërkesash prej 120 mijë aplikimesh, dhe ekspertët janë të shqetësuar se situate do të inkurajojë tregun e zi të dokumenteve.

Numri i rezidentëve me leje qëndrimi ka rënë nga 459 mijë në 460 mijë në Greqi nga fillimi i vitit, çka rezulton të jetë një rënie me 26 për qind. /Fatjon Prroni/Start/

                                                                                             2010-12-24 13:56
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›