Presidenti Obama i ben thirrje Kongresit per bashkepunim

Presidenti amerikan Barack Obama u beri thirrje anetareve te Kongresit qe ti japin fund bllokimit dhe te miratojne masa qe do te frenonin ndikimin e parave tek politika.
Ne fjalimin e tij te perjavshem zoti Obama tha se ai ka vuajtur pasojat e bllokimit nga anetaret e Kongresit te te emeruarve te tij per pozicione gjyqtaresh dhe poste te tjera te sherbimit publik. Ai tha se populli amerikan meriton me shume sesa ngecje dhe lojra dhe i beri thirrje Kongresit qe te miratoje nje klauzole qe te sanksionoje nje votim thjeshte per miratim apo mos miratim te te gjithe te emeruarve brenda 90 ditesh.
Zoti Obama beri gjithashtu thirrje per nje legjislacion qe ndalon zyrtaret e zgjedhur qe te kene aksione ne industri per te cilat u duhet te marrin vendime.