E Diel, 1 Nëntor 2026

Sotir Kosta: “Pranvera Art”, tashmë një traditë e re në Shqipëri



Izaura Ndoj

Muzeu Kombëtar Historik ka pritur plejadën e pikturës në ekspozitën “Pranvera Art 2010” pas 40 vitesh që nga hapja e saj. Skulptori Sotir Kosta gjatë një interviste tregon për rikthimin dhe realizimin e kësaj ekspozite, e cila mbledh rreth saj artistë të ndryshëm të artit pamor. Gjini të ndryshme të artit si në pikturë, skulpturë, grafistë janë paraqitur në ekspozitën “Pranvera Art 2010”. Kjo ekspozitë cilësohet nga organizatorët si një eveniment i rëndësishëm për sa i takon artit pamor shqiptar, pasi tradita e saj ka nisur që në vitin 1972, por për shkaqe ideologjike ajo u ndërpre dhe nuk u hap më. Pas kaq vitesh ajo vjen sërish pranë publikut. “Në këtë ekspozitë janë mbi 70 punime,ndërkohë që janë 70 artistë, që kanë ardhur me dy punime. Ka piktorë, skulptorë, artist, grafist, por ka një përzierje moshash kualitetesh, që nga më të moshuarit që kanë bërë emër gjatë karrierës së tyre deri të më të rinjtë. Jam përfaqësuar në këtë ekspozitë me portret të një Lumjani, të cilin e ka kohë që e kam realizuar, por jam përpjekur të ngulitem tek karakteri i tyre. Kam bërë një trajtim të skulpturës së hershme me tonën”- pohoi skulptori Kosta. “Kjo ekspozitë ka dy vlera të mëdha, sepse ne i kthemi një tradite, e cila na shua provizorisht për një stinë të bukur si pranvera dhe vlera tjetër është që ne duhet të kemi sa më shumë pjesëmarrje në këto ekspozita, krahas ekspozitave individuale ose me grupe të ketë ekspozita masive dy herë në vit. Shumica e krijuesve e kanë pëlqyer dhe përkrahur këtë dhe duam që ne ta vazhdojmë këtë traditë”, vijon artisti. Disa nga artistët pjesëmarrës janë: Pashk Përvathi, Sotir Kosta, Adnan Veseli, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Aleksandr Filipi, Anstas Konstadini, Andera Demçe, etj.
Si lindi ideja e hapjes së kësaj ekspozite pas 40 vitesh?
Ekspozita “Pranvera Art” është një ekspozitë ripërsëriste pasi në vitet ’72 është bërë një ekspozitë e tillë dhe quhej ekspozita e pranverës. Për shkak të sistemit u godit dhe u ndërpre si ekspozitë. Krahasim me ekspozitat e viteve të fundit që e kanë lënë mjerane skulpturën ne këtë herë e kemi bërë pjesë të gjinisë së kësaj ekspozite. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë rreth 17-18 skulptor me prestigj që kanë paraqitur punë e tyre. Tematika e kësaj ekspozite përgjithësisht është një tematik e lirë pasi kjo ka qenë kërkesë dhe organizatorëve. Ekspozita “Pranvera Arta” është një ekspozitë e llojit të realizmit pa futur në të simbolet e realizmit socialist. Në këtë ekspozitë janë paraqitur vepra të cilat lexohen dhe kapen lehtë nga vizitorët dhe komunikojnë shumë bukur, ngjallin diskutime, dhe shumica e pikturave janë të përbëra nga materiale të forta gurë mermer dhe qeramikë.
Një pjesëmarrje të madhe kanë dhe të rinjtë në këtë ekspozitë. Çfarë mund të na thoni rreth punimeve të tyre?
Ka një pjesëmarrje të madhe të të rinjve në këtë ekspozitë të cilët kërkojnë të afirmohen me krijimtarinë e tyre. Kjo iniciativë e të rinjve është me rëndësi të madhe për këtë ekspozitë pasi ata ekspozojnë përkrah mjeshtrave të parë të pikturës. Ka patur një dyndje të madhe të krijuesve për pjesëmarrjen në këtë ekspozitë. Siç e shikoni këtu në këtë ekspozitë ka rreth 100 punime. Kjo është një ekspozitë e cila për llojin e vete, për tematikën e gjerë për disa gjini arti që futen në të edhe për ti dhënë publikut një ekspozitë shtesë.
Si rikthehet kjo ekspozitë për publikun nga viti 1972?
Kjo ekspozitë u hap në vitin ’72 me synimin e shpërthimit të talenteve të reja. Mirëpo liçensimi ideologjik bëri që të goditet rëndë në atë kohë dhe u ndërpre, kështu që në bisedat e fundit që ne bënim për artin pamor lindi ideja që ti rikthehemi kësaj ekspozite. Me pak fjalë në muajin maj ne kemi një traditë te re ekspozitën “Pranvera Art” në vazhdimësi, por siç e thashë dhe më parë për kualitet të rinj dhe sa më shumë të rinj. Për të marrë pjesë në këtë ekspozitë duhet të ruhet trashëgimia kulturore e cila është shumë e theksuar tek ne. Një pjesë e mirë e këtyre piktorëve që janë pjesëmarrës këtu kanë lëvizur dhe kanë ekspozuar edhe nëpër botë. E them me bindje se këtej dhe tutje do të vazhdojnë të kontribuojnë denjësisht dhe në Shqipëri.
Jeni një ndër organizatorët kryesor në këtë ekspozitë por njëkohësisht dhe pjesëmarrës. Çfarë mund të na thoni për gjininë që keni ekspozuar?
Unë në këtë ekspozitë kam paraqitur një punë që jo pa qëllim ajo është kthyer mbrapsht në vitet ’72. Është nga ata punë që jo se kishte theks të madh në kuptimin abstrakt por kishte shenja të tilla dhe si duket komisioni e la jashtë ekspozimit në atë kohë. Është një malësor, lumjanë quhej i cili është marrë si personazh i jetës së përditshme. Mua më ka bërë shumë përshtypje shumë ardhja e fshatarëve lumjanë që vinin dhe na prisnin drutë nëpër familje gjatë dimrit. Këtë mendova dhe e hodha këtë ide në pikturë. Kolegë dhe miq të ndryshëm më kanë dhënë pëlqimin për këtë portret sidomos në aspektin e formës. Portretet i ka në natyrën time dhe janë pjesë e imja në pikturë.
Kush janë projektet që ju presin në vazhdimësi?
Shumë shpejt them të organizoj një ekspozitë vetjake në qytetin tim të lindjes Përmet. Arti për ne nuk ka moshë sa të kemi fuqi do të punojmë dhe do të paraqesim për publikun çdo punë të tonën.

18 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›