E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet turku me pasaportë false

• TIRANE - "Detyrim paraqitjeje" në policinë gjyqësore një ditë në javë ishte masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës vendosi dje për turkun 31-vjeçar Mustafa Taskopru, i arrestuar katërditë më parë në Rinas, teksa është dyshuar të përdorte një pasaportë të falsifikuar. Pro-kurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi dje para gjyqtares së gatshme se arrestimi i Taskopru ishte bërë në flagrancë nga agjentët e seksionit të luftës kundër krimit ekonomiko-financiar në policinë e kryeqytetit, teksa ky  po tentonte të kalonte për në Milano. Në momentin që po tentonte të kalonte ai kishte paraqitur në pikën e kontrollit një pasaportë shërbimi të shtetit turk, ç'ka ka bërë që kontrollorët të dyshonin. Pas bllokimit të kësaj pasaporte, autoritetet policorë i bllokuan një tjetër pasaportë turke, të zakonshme në emër të tij dhe biletën elektronike për në Milano të kompanisë "Alitalia". Vetë i pandehuri pohoi, se ishte rezident në Tiranë, ndërsa paraqiti si garanci një dokument me të cilin vërtetonte se kishte prenotuar në një hotel në Tiranë. Pas kësaj gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" të kërkuar edhe nga prokurori.                      fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›