E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsulli patriot Ikonomu, del një abuzues me fondet

Konsulli i Greqisë në Korçë, Theodhoros Ikonomu / Foto arkiv

Lindita Çela

A ju kujtohetKonsulli grek në Korçë, Ikonomu-Kamarinos? E kush nuk e mban mend diplomatin patriot dhe nacionalist që fliste njësoj si shoqatat vorioepiriote në Greqi. Por deklarata më ekstremiste ishte ajo që Korça banohet me shumicë nga minoriteti grek. Por, duket se aforizmi Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve, qenka shumë i vërtetë. Konsulli patriot është akuzuar për keqmenaxhim të konsullatës dhe mungesë dokumentesh në aplikimin për viza nga shtetasit e Shqipërisë, para periudhës së hyrjes në Shengen. Kjo akuzë është përpiluar në rreth 1000 mijë faqe dhe akuzuesi kryesor është shoferi i konsullatës greke në Korçë Albert Br. I cili u ka dhënë informacione të sakta strukturave hetuese të Greqisë për keqpërdorim të detyrës shtetërore me dëmtim ekonomik.

Ky lajm është botuar në gazetën e përjavshme greke Paron e të dielës 18 Mars 2012 dhe citohet nga agjencia ama-news. Aty thuhet se Ministria e Jashtme e Greqisë e ka thirrur zyrtarisht ish konsullin Ikonomu për të shpjeguar deklaratat rreth minoritetit grek dhe regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 në Shqipëri. Por, në fakt sipas të përjavshmes greke,-thirrja e tij kishte të bënte për 1000 faqe dëshmi dhe akuza për përvetësim fondesh shtetërore dhe dhënie vizash në këmbim të të hollave.

Siç dihet, prej 20 vitesh diplomatët grekë janë akuzuar shpesh herë për dhënie vizash me shuma marramendëse shtetasve shqiptarë të cilët dëshironin të vizitonin Greqinë ndër vite. Ish-Konsulli i përgjithshëm grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu-Kamarinos, për të mbuluar keqpërdorimin e pozitës shtetërore kishte zgjedhur deklaratat patriotike greke dhe duke qenë gjithnjë i pranishëm në aktivitetet e shoqatave joqeveritare të cilat propagandojnë dhe luftojnë për Autonominë e Vorio Epirit. Nën petkun e diplomatit patriot ishte fshehur diplomati që keqpërdorte detyrën shtetërore i cili në bazë të akuzave mund të përfundojë në burg.

Kush e mbronte Konsullin Ikonomu

Pas përfundimit të mandatit të Ikonomut në Korçë kryetari i OMONIA-s Naum Disho në fillim të muajt tetor 2011, i dërgoi letër ministrit të jashtëm të Greqisë z.Lambridhis duke e vlerësuar lartë aktivitetin diplomatik të Theodhor Ikonomut ku i shkruante: Me regjistrimin e popullsisë në Shqipëri hapet një kapitull i ri për historinë e Vorio Epirit sepse më në fund pas 70 vitesh përpjekje të shqiptarëve për të eliminuar minoritetin grek në rajonin e Korçës gjatë regjistrimit janë deklaruar rreth 30.000 mijë qytetarë si minoritar grek. Ne, Z. Ministër shprehim edhe njëherë mirënjohjen tonë për konsullin e përgjithshëm Ikonomu-Kamarinos, pa veprimet e tij grekët e Korçës nuk do të kishin kuroja të deklaronin kombësinë e tyre. Z.Kamarinos ktheu dinjitetin e Greqisë me punën në Konsullatë e cila kishte humbur në vitet e mëparshmeAi na beri krenarë për ta quajtur veten grek.Na vjen keq që keni vendosur për largimin e tij të parakohshëm.

Thirrje për Vorioepirin

Në fillim të vitit 2011, gjatë një ceremonie në qytetin e Korçës me rastin e 20-vjetorit të organizatës OMONIA, Konsulli Ikonomu u bëri thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri.

Qeveria shqiptare

Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Gazmend Turdiu informoi deputetët për takimin e zhvilluar me ambasadorin grek në Tiranë, Nikolas Pazios. Turdiu bëri të qartë se për palën shqiptare deklaratat e konsullit janë të papranueshme dhe kundër rrymës së marrëdhënieve dhe frymës së miqësisë që ekziston mes dy vendeve.

Vlerësimi 

Ndërkohë, Fondacioni grek për Amerikën, i cili luan një rol të rëndësishëm në qeverinë greke, e vlerëson Theodhoros Ikonomu Kamarinos me Mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në greqizmin e Jugut të Shqipërisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›