E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista, PS shton një grua në listën e Lezhës

 

Partia socialiste ka rregulluar listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Lezhë, duke shtuar një emër gruaje. Linda Frroku do të jetë e teta në listën e kandidatëve të PS për këtë qark, duke bërë në këtë mënyrë balancimin e përbërjes së kësaj liste sipas kërkesës së Kodit Zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu për rregullim listën e 140 kandidatëve të PS-së vetëm sepse në qarkun e Lezhës nuk plotësohej 30 përqindëshi i përfaqësimit të grave në listë. Socialistët zgjodhën të njëjtën mënyrë, të cilën nuk e pengon ligji, atë të shtimit të emrave të kandidatëve gra përtej numrit të mandateve të një qarku. Në këtë mënyrë, nga 7 mandate që ka qarku Lezhë, lista e PS ka tetë kandidatë, ashtu siç bëri dhe PD disa qarqe të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›