E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e 2009, të sëmurët kronikë përftuesit kryesorë

 

Lista aktuale e rimbursimit ka 377 barna. Të sëmurët kronikë e sidomos pensionistët mbeten përfituesit kryesorë, por këtë vit u mendua edhe për sëmundje tepër të rënda, si leucemia apo për infeksionet post-transplantit. “Janë shtuar alternativa dhe kombinime të reja të barnave me veprim antipatike, antivirale, aiuretike, antiepileptike dhe neuroepileptike”, kanë bërë me dije specialistët. Nga kombinimet e barnave ekzistuese të listës janë përfshirë për 2009 disa kombinime barnash me përdorim kryesisht në pneumologji dhe alergologji, të cilat kanë kosto mjekimi më të vogël, krahasuar me të tjera. Në këtë mënyrë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë realizohen mundësi më të mira të mjekimit nga pikëpamja farmako-ekonomike për sëmundjet respiratore. Nga skema e 2009 u hoqën 4 barna, të cilat firmat farmaceutike nuk i prodhojnë më dhe rrjedhimisht nuk i tregtojnë më në vendin tonë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›