Kur shpresa për vete dëmton të tjerët
Agron Duka*
Thuhet që shpresa vdes e fundit. Mesa duket këtë ka parasysh lideri i PS me lëvizjet e dëshpëruara e pa ...strategji të përcaktuar që nga humbja e zgjedhjeve parlamentare.
Çirret e bërtet për mobilizimin e popullit “opozitar” për daljen e tij në rrugë për mbrojtjen e votës.
Nuk e kuptoj për çfarë pjese të popullit e ka fjalën. Slogani i tij “përtej të majtës e të djathtës” dukej sikur bënte thirrje për unifikimin e elektoratit në një të vetëm. Në pamje të parë të duket si një thirrje për zbutjen e antagonizmit në politikën shqiptare, por brenda fshihet dëshira e ethshme për të unifikuar pushtetin në dorën e tij.
U mundua ta bëjë realitet këtë ide në përfshirjen e elementeve ekstremiste kundër PS në listën e kandidatëve për deputetë me mendimin që me fitoren e sigurt do të ishte sundimtari i vetëm në politikën shqiptare. Falë Zotit, populli, i cili akoma vuan nga plagët e shkaktuara nga monopartitizmi, nuk i bekoi idetë e tij.
Tani çfarë kërkon akoma kur merr vendimin për bojkotin e Parlamentit, si dhe të zgjedhjeve të pjesshme të pushtetit vendor?
Ndokush mund të thotë se ai nuk i mori vetëm këto vendime, por e përkrahën dhe forumet e PS. Shihni si janë katandisur forumet e PS, ku idealizmi po zbehet vazhdimisht në favor të elementëve pragmatiste, tipare të çuditshme për një parti të majtë, për të cilën kryetari i saj ka bërë kujdes të madh e jo rastësisht, por gjithmonë me një mendje djallëzore për t’i rezistuar edhe humbjes së PS–së. E theksoj së PS-së sepse ai vazhdon të rrijë në pushtet e ta përdorë partinë për të vazhduar sundimin për një kohë sa më të gjatë.
Kjo që po ndodh nuk është e moralshme për një njeri të moralshëm, por nuk është as ndonjë çudi e madhe. Njerëz të tillë ka pasur e do të ketë gjithmonë. Çudia që po ndodh është te vetë Partia Socialiste, e cila ka në gjirin e saj njerëz të mrekullueshëm e nuk po gjen forca të shporrë nga truri i saj ide të tilla si “përtej të majtës e përtej së djathtës” e të mbledhë rreth saj atë pjesë të popullit që i ka besuar gjithmonë, që ka nevojë për të, pra të mbledhë të majtët.
E po të ndodhë kjo, të jeni të sigurt që të majtët nuk i tremben betejave, të majtët e vërtetë nuk do bojkotonin Parlamentin, por do merrnin pjesë në të e nëpërmjet luftës parlamentare do të arrinin ndoshta edhe zgjedhjet e parakohshme dhe fitoren e sigurt në të gjitha zgjedhjet e ardhshme.
Përfundimisht do të thosha që koha është e favorshme për të majtën e vërtetë. Rruga është e thjeshtë, votat e majta mjaftojnë. Ka vetëm një disfavor që punon kundër, jo me koshiencë, por me veprime vetëm në interes të tij ai i mbush mendjen vetes se janë edhe në interes të PS. Ky është kryetari i PS.
Do i bëja thirrje atij që të ruajë atë pjesë të imazhit pozitiv që e krijoi me punë e mundim si Kryetari i Bashkisë së Tiranës e të lirojë burimin për vaditjen e kapilarëve të PS që po atrofizohen dita-ditës. Gjenialiteti i një njeriu qëndron në kuptimin e së vërtetës. Natyrisht kjo kërkon trimëri. Të pranosh humbjen e një beteje nuk do të thotë të jesh frikacak, përkundrazi i lejon ushtrisë të riorganizohet e të rifitojë luftën. Vetëm kështu mund të lartësosh figurën tënde e të tjerët të thonë e bëri për ne. Kështu siç po ndodh, të jeni i sigurt do thonë e bën për vete.
Kjo duhet të ndodhë sa nuk është shumë vonë, në të kundërtën nuk është çudi të dalë profecia e Berishës: “Do jem në pushtet deri sa Zoti të më japë jetë”.
Ish-ministër dhe deputet i PS