Lista e PS-së, 25 nga 37 deputetët aktualë kanë shanse të rifitojnë mandatin
Emrat e deputetëve që favorizohen nga lista dhe emrat e deputetëve që janë jashtë saj. Emrat e rinj të PS-së, të cilët janë përfshirë në vendet e para të listës së Partisë Socialiste
Shaban Sulçe
Më shumë se 65% e deputetëve aktualë të Partisë Socialiste jo vetëm që janë përfshirë në listën zyrtare të kandidatëve të PS-së, por do të kenë mundësi të mëdha për të rifituar mandatin e deputetit. 25 nga 37 deputetët e Grupit Parlamentar të PS-së që fituan mandatin në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 janë përfshirë në vende të favorshme në listën e kandidatëve për deputetë, dhe në zgjedhjet e 28 qershorit hyjnë me objektiva realë për t’u rikonfirmuar në Parlamentin e ardhshëm. 11 deputetë socialistë janë lënë jashtë listës së kandidatëve, duke i dhënë kështu automatikisht lamtumirën postit të deputetit. Por në fakt ky numër është 12, duke qenë se një tjetër deputet është renditur në vendet e fundit. Ndërkaq, 8 prej deputetëve aktualë të PS-së kryesojnë listat e kandidatëve në 8 qarqe të vendit, ndërsa 17 prej tyre, edhe pse nuk janë kryesues të listave, janë renditur në pozicione të favorshme në të paktën në 4 vendet e para në këto lista.
Deputetët e konfirmuar
Tetë prej deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pothuajse e kanë të sigurt rikthimin në Parlamentin e ardhshëm. Ata kryesojnë listat e PS-së në 8 qarqe dhe përkatësisht janë: Valentina Leskaj (Elbasan), Arben Isaraj (Vlorë), Erion Braçe (Berat), Arta Dade (Gjirokastër), Blendi Klosi (Durrës), Gramoz Ruçi (Fier), Sadri Abazi (Dibër) dhe Ben Blushi (Korçë). 17 prej deputetëve aktualë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kanë shanse reale që të rikonfirmohen në Parlamentin e ardhshëm, duke qenë se janë renditur në vende të favorshme në listat e Partisë Socialiste. Shumica e deputetëve në fjalë janë përfshirë në të paktën 4 vendet e para. Kështu, Qemal Minxhozi është i dyti në listën e kandidatëve për qarkun e Dibrës, Ermelinda Meksi dhe Albert Çaçi janë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë në qarkun e Fierit, Vangjel Tavo i dyti në qarkun e Gjirokastrës, Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi janë respektivisht në vendin e dytë dhe të katërt në qarkun e Korçës, ndërsa Tom Doshi është i dyti në qarkun e Shkodrës. Gjithashtu, në qarkun e Tiranës, ku konkurrohet për 32 deputetë, në 9 vendet e para janë përfshirë deputetët Kastriot Islami (i treti), Fatmir Xhafaj (i pesti), Andis Harasani (i gjashti) dhe Namik Dokle (i nënti). Në qarkun e Vlorës, Arben Malaj dhe Shpëtim Idrizi janë renditur respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt. Në qarkun e Fierit, ku konkurrohet për 16 deputetë, Bashkim Fino është i gjashti në listë, ndërsa Pirro Lutaj i nënti. Në qarkun e Elbasanit, ku konkurrohet për 14 deputetë, Taulant Balla është i katërti, ndërsa në qarkun e Beratit Marko Bello është i katërti.
Deputetët e larguar
11 deputetë të Partisë Socialiste nuk do të jenë të pranishëm në Parlamentin e ardhshëm, pasi ata nuk janë përfshirë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Spikasin emrat e dy ish-kryeministrave, Fatos Nano dhe Ylli Bufi. Gjithashtu, jashtë liste janë lënë deputetët Musa Ulqini, Besnik Dervishi, Elmaz Sherifi, Flamur Hoxha, Rajmonda Stefa, Rrapush Tola, Stefan Çipa, Pilo Kerri dhe Luan Memushi. Në fakt, ky i fundit kandidon i pari në listën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës. Por, praktikisht, mandatit të deputetit i ka dhënë lamtumirën edhe Ndriçim Hysa, i cili është renditur në vendin e parafundit në listën e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, çka do të thotë se ai nuk ka aspak mundësi për t’u rizgjedhur deputet.
Emrat e rinj
Në listën prej 140 emrash të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dominojnë emrat e rinj, shumica e të cilëve kandidojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Një pjesë e këtyre kandidaturave e gjejnë veten të favorizuar në këto lista. Katër emra të rinj kryesojnë listat e PS-së në 4 qarqe. Asllan Dogjani kryeson listën në qarkun e Kukësit, Ilir Beqja në qarkun e Shkodrës, Gjok Jaku në qarkun e Lezhës dhe Vasilika Hysi në qarkun e Tiranës. Gjithashtu shumë emra të rinj janë të përfshirë në pozicionet favorizuese. Kështu, në qarkun e Beratit, Fidel Ylli dhe Ermonela Velaj, në qarkun e Dibrës Ylli Manjani, ndërsa emrat e rinj në qarkun e Durrësit janë ato të Rudina Seserit dhe Hazir Gashit. Ilir Bejtja, Shegush Ligori dhe Damian Gjiknuri janë në 5-shen e parë të listën e PS-së për qarkun e Elbasanit. Në qarkun e Fierit emrat e rinj të favorizuar në lista janë Fatos Tushe dhe Armando Subashi, ndërkohë që në Korçë PS-ja vjen me dy politikane të reja, si Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka. Në qarkun e Lezhës, kandidaturat e reja janë Gjovalin Kadeli dhe Armando Prenga, ndërsa në Shkodër Ndue Kola dhe Astrit Beci janë në 4-shen e parë. Luiza Xhuvani është emri i ri i PS-së në qarkun e Vlorës, e pozicionuar në vendin e dytë. PS-ja vjen me një numër të konsiderueshëm kandidaturash të reja në qarkun e Tiranës. Në 18 vendet e para janë përfshirë emrat e Besnik Barajt, Sajmir Tahirit, Ditmir Bushatit, Eglantina Gjermenit, Enkelejda Shkrelit (Ledi Shamkut), Eduart Shalsit, Xhemal Qefaliajt, Dashamir Pezës, Artan Gaçit, Auron Tares, Elisa Spiropalit dhe Artan Lames.
Shifra
100 nga 140 kandidatët për deputetë të PS-së janë me profesion juristë, ekonomistë, arsimtarë dhe mjekë
30% e kandidatëve janë me grada shkencore, ndërsa mbi 50% e tyre janë me kualifikime pasuniversitare
20% do të jetë kuota e përfaqësimit të grave në Grupin Parlamentar të PS-së, sipas kryesocialistit Edi Rama
QARKU BERAT
1. ERION BRAÇE
2. FIDEL YLLI
3. ERMONELA VELAJ
4. MARKO BELLO
5. EDUARD BEJKO
6. SELMAN HODAJ
7. ANILA AGALLIU
8. VALBONA ZYLYFTARI
QARKU DIBËR
1. SADRI ABAZI
2. QEMAL MINXHOZI
3. YLLI MANJANI
4. ULSI MANJA
5. HAMDIE BEQIRI
6. ADELINA FARRICI
QARKU DURRËS
1. BLENDI KLOSI
2. RUDINA SESERI
3. HAZIR GASHI
4. GAZMIR BIZHGA
5. KLODIANA SPAHIU
6. GJON BARDHI
7. EDISON KONOMI
8. ALI DOBROSHI
9. ISMAIL DANI
10. GAZMEND KABASHI
11. ROLAND XHELILAJ
12. LEDION LAKO
13. GËZIM AGASI
QARKU ELBASAN
1. VALENTINA LESKAJ
2. ILIR BEJTJA
3. SHEGUSH LIGORI
4. TAULANT BALLA
5. DAMIAN GJIKNURI
6. AGIM LEKA
7. SKËNDER HASA
8. KASTRIOT BELSHI
9. ARBEN KAMANI
10. ISA QATJA
11. ASTRIT HALILI
12. BUKUROSH MACI
13. NDRIÇIM HYSA
14. LULJETA DOLLANI
QARKU FIER
1. GRAMOZ RUÇI
2. ERMELINDA MEKSI
3. ALBERT ÇAÇI
4. FATOS TUSHE
5. ARMANDO SUBASHI
6. BASHKIM FINO
7. ERVIN KOÇI
8. ARBEN ÇUKO
9. PIRO LUTAJ
10. ARION MUÇAJ
11. ANDUEL XHINDI
12. BUJAR ÇELA
13. ALMA BEJTAJ
14. GENTIAN NUSHI
15. PAJTIM ISUFAJ
16. FREDI KOKONESHI
QARKU GJIROKASTËR
1. ARTA DADE
2. VANGJEL TAVO
3. ETHEM RUKA
4. ELVIRA SHAPLLO
5. KRISTAQ KRISTANI
QARKU KORÇË
1. BEN BLUSHI
2. PANDELI MAJKO
3. MIMI KODHELI
4. ALFRED DALIPI
5. ARBEN AHMETAJ
6. OLTA XHACKA
7. IRENA KALLCO
8. ARBEN RROKO
9. DEMIR AGASTRA
10. BASHKIM HAZISLLARI
11. TATIANA SELENICA
12. ILIR XHAKOLLI
QARKU KUKËS
1. ASLLAN DOGJANI
2. FATMIR HOXHAJ
3. REXHEP UKPERAJ
4. TATIANA KERXHALIU
QARKU LEZHË
1. GJOK JAKU
2. GJOVALIN KADELI
3. ARMANDO PRENGA
4. NDREC DEDA
5. LUAN DALIPAJ
6. DAVE GJOKA
7. FRAN MARKU
QARKU SHKODËR
1. ILIR BEQJA
2. TOM DOSHI
3. NDUE KOLA
4. ASTRIT BECI
5. PAULINA HOXHA
6. HELIDON BELE
7. NIKOLIN DEDVUKAJ
8. FALMA FSHAZI
9. AGIM SHIMAJ
10. LUAN HETA
11. ARTA GJONAJ
QARKU TIRANË
1. VASILIKA HYSI
2. BESNIK BARAJ
3. KASTRIOT ISLAMI
4. SAIMIR TAHIRI
5. FATMIR XHAFAJ
6. ANDIS HARASANI
7. DITMIR BUSHATI
8. EGLANTINA GJERMENI
9. NAMIK HAMZA DOKLE
10. ENKELEJDA SHKRELI
11. EDUARD SHALSI
12. XHEMAL QEFALIA
13. DASHAMIR PEZA
14. ILIR GJONI
15. ARTAN GAÇI
16. AURON TARE
17. ELISA SPIROPALI
18. ARTAN LAME
19. SEFER DERVISHI
20. BLEDAR ÇUÇI
21. IBRAHIM KALEMI
22. SHPËTIM CAMI
23. NAIM ASLLANI
24. MEHMET HASALAMI
25. DIANA NDRENIKA
26. SOKOL KRAJA
27. SULË CARA
28. GERTA LUBONJA
29. ILIRJAN MIHALI
30. BLEDAR DORACAJ
31. GERT JANAQI
32. ABDYL SARJA
QARKU VLORË
1. ARBEN ISARAJ
2. LUIZA XHUVANI
3. ARBEN MALAJ
4. SHPETIM IDRIZI
5. ELTAR DEDA
6. FATMIR TOÇI
7. KOSTA BARJABA
8. MIRA SHEHU
9. GËZIM TUSHI
10. RAJMONDA GJONI
11. EDMOND LEKA
12. VALBONA DERHEMI
21 Maj 2009